Sigurimet shoqërore e shëndetësore, PS: Jo ligjit

Feb 9, 2012 | 15:02

TIRANË- Opozita është shprehur kundër projektligjit “Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ai ka deklaruar votën kundër te PS-se, argumentuar me faktin se sistemi aktual është një gropë e zezë dhe nuk garanton mbrojtje për shtetasit e vet. Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, ka theksuar në fjalën e tij se sistemi është në falimentim.

“Ai ka nevojë urgjente të ribëhet për arsye madhore financiare e fiskale. Sillni ligj të plotë që të ribëjë sistemin dhe ta shëndoshë atë dhe ne do ta rivotojmë, ky sistem është një gropë e zezë që duhet mbyllur”- tha ai.

Sipas Ahmetaj, qeveria duhet të sjellë një reformë të plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ai ka theksuar se këto sisteme qëndrojnë në këmbë në bazë të raportit të drejtë mes kontributit dhe përfitimit.

“A mendoni se sistemi do përballojë 1 mln të papunë që janë jashtë skemës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, shumë shpejt, shumë nga ata do të kenë nevojë për mbështetje, ndërkohë që pa ndërhyrje të plotë sistemi do jetë i falimentuar. Cfarë përgjigje keni sot për ta,  të enden si refugjatë në vendin e tyre?”- tha Ahmetaj.

© Panorama.al

Te lidhura