Siguria kombëtare, historia mes viteve 1925-1939

Feb 27, 2012 | 12:50

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar… Faji i tyre, për shkak të shkallës së ulët të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizmin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë”. Kështu shkruante 100 vjet më parë “The New York Times” në vitin 1911. Kështu e nis edhe librin e tij “Siguria kombëtare në Shqipëri” nga viti 1925 deri me 1939, Veli Avni Haklaj. Përmes dokumenteve të kohës, fotografive e fakteve, autori identifikon aktorët, rolin e tyre në skenën shqiptare politike të kohës dhe përpjekjet në formimin e një shteti, i cili në thelb të tij ka sigurinë kombëtare. Në këtë libër trajtohen çështje si roli i forcave të armatosura në sigurinë e brendshme, rreziqet dhe kërcënimet kryesore ndaj vendit tonë, ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të sigurisë kombëtare, roli i Fuqive të Mëdha dhe marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë etj. Në faqet e këtij libri ndeshim figura me peshë në historinë e Shqipërisë, si: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, Sulejman Delvina, Prenk Previzi, Fiqiri Dine, Hysni Dema etj.

© Panorama.al

Te lidhura