Siguria kibernetike, Shqipëria ia ‘shet’ SHBA

Jun 14, 2011 | 11:18

Sulm nga piratët e internetit jo vetëm në faqet personale, por edhe në ato zyrtare që kanë siguri më të lartë. Hakerat shqiptarë kanë mundur të thyejnë sistemet e sigurisë se këtyre ëebsite-ve  në vendin tonë. Gjithçka e pranoi ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, i cili bëri me dije se janë regjistruar dhjetëra raste të tilla. Ai apeloi për vigjilencë e kujdes ndaj sulmit të të dhënave personale on-line. Shqipëria, me nisjen e programit më të ri të financuar nga misioni USAID, ia ka “shitur” sigurinë kibernetike amerikanëve. Nëpërmjet asistencës teknike, të ekspertëve amerikanë do të zhvillohen një sërë trajnimesh në institucionet kryesore të vendit për të rritur sigurinë e të dhënave kompjuterike, por edhe të parandalimit të hyrjes së paautorizuar nga hakersat. “Edhe ne kemi regjistruar sulme ndaj ëebsite-ve, duke filluar me ato të hakersave të thjeshtë, që në të shumtën e rasteve janë të rinj, me dhunti teknike dhe intelektuale si dhe me karakter rebel. Por, të mos harrojmë që ka dhe agresorë më seriozë se ata të cilët mund të kenë pasoja serioze, si për shtetin, ashtu edhe për organizata jo shtetërore, në rast se nuk u kushtohet vëmendje”, tha dje gjatë ceremonisë për nisjen e programit të ri, ministri Genc Pollo. Kohët e fundit, SHBA, sipas doktrinës së mbrojtjes kibernetike, ka deklaruar se, nëse i nënshtrohet një sulmi të tillë, do të ruajë të drejtën për t’u përgjigjur me një sulm ushtarak konvencional. “Për t’u siguruar edhe ne, për të ndërtuar edhe ne mbrojtjen kibernetike në Shqipëri, institucionet, rregullat, procedurat, infrastrukturën përkatëse, po bashkëpunojmë me një universitet amerikan, më të  njohurin në këtë fushë, “Carnegie Mellon”, që për çështje të tilla është ndër partnerët e qeverisë së SHBA-ve, një bashkëpunim i cili na u mundësua nga USAID, duke bërë të mundur fillimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe që unë besoj se do të jetë i suksesshëm”, tha ministri. Në vijim të kësaj ceremonie, ekspertë nga “Softëare Engineering Insitute” (SEI) të Universitetit “Carnegie Mellon” do të zhvillojnë një ëorkshop njëjavor për të ndihmuar institucionet qeveritare dhe joqeveritare, të kuptojnë modelet e sigurisë kibernetike, të përfitojnë aftësi dhe të zhvillojnë procedura për t’u rezistuar dhe për të menaxhuar incidentet e sigurisë kibernetike. Gjatë periudhës shtator 2011 – mars 2012, SEI do të zhvillojë një sërë ëorkshop-esh, që do të përcjellin metodat dhe njohuritë e nevojshme për të ngritur strukturën për sigurinë kibernetike, që do të mbrojë Shqipërinë nga kërcënimet kibernetike që vijnë nga katastrofat natyrore apo sulmet kibernetike.

© Panorama.al

Te lidhura