Si u mor vendimi nga SHBA-të më 22 korrik 1922 për lidhjen e marrëdhënieve me Shqipërinë! Çfarë ndodhi pas vetos që presidenti Wilson vuri në Konferencën e Paqes në Paris

Jul 29, 2025 | 11:05

Para 103 vitesh u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, më 28 korrik të vitit 1922.

konferenca e paqes

Kjo ngjarje e rëndësishme erdhi pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve. Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për fatet e tyre. Ishte zbatimi i një prej pikave të Presidentit amerikan Woodrow Wilson, ajo e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, që do t’i siguronte ish Presidentit amerikan dhe SHBA-ve një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i diasporës shqiptare në SHBA dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që rikonfirmoi pavarësinë e Shqipërisë. Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një vend miqësor dhe i preferuar për SHBA-të aq sa dhjetëra amerikanë u vendosën dhe dhanë një kontribut për vendin tonë si diplomatë, sipërmarrës, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës shqiptare.

FUQITË E MËDHA

Në Konferencën e Paqes së Parisit (1919), Fuqitë e Mëdha, me aleatët e tyre ballkanikë për çështjen shqiptare si dhe në zgjidhjen e problemit të kufijve, zbatuan politikën e kompromisit, duke përdorur Shqipërinë si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e luftës. Në negociatat për zgjidhjen e “Çështjes së Adriatikut”, çështja shqiptare u diskutua pa marrë pëlqimin e shqiptarëve. Fqinjët ishin të interesuar që nga Shqipëria të marrin sa më shumë pjesë që të jetë e mundur, deri në ndarjen e saj. Delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për Vorio-Epirin, me qëllim të forcimit të Greqisë për t’i konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufijve të përcaktuar me Konferencën e Londrës (1913), me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare përball Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrje në Adriatik. Fuqitë e mëdha, për të ruajtur ekuilibrin e forcës, përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit 1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë, për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë, Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit W.Willson, problemi shqiptar u shkëput nga ai i “Çështjes së Adriatikut”.

I DËRGUARI BLAKE

Më 28 korrik 1922 ministri fuqiplotë dhe i dërguari i jashtëzakonshëm i SHBAsë, Maxwell Blake zhvilloi një takim me kryeministrin Xhafer Ypi i cili shërbente njëkohësisht edhe si ministër i jashtëm. Partneriteti i frytshëm Shqipëri- SHBA zgjati deri në instalimin e regjimit komunist në vendin tonë. Marrëdhëniet patën një ndërprerje prej 52 vjetësh (periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe regjimi komunist) për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991, me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991. Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu. Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitonte Shqipërinë, ishte sekretari amerikan i Shtetit James Baker në Tiranë më 21 qershor 1991, tre muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve. Ndërsa presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë ishte George W. Bush, më 10 qershor 2007.

HISTORIKU QË NGA PIKËNISJA

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. Presidenti pasardhës i Wilson, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë. “Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë. Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë. Kjo do të vazhdonte deri në vitin kishte rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. Presidenti pasardhës i Wilson, Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë. “Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë. Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë. Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog nga vendi. Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën e sapolindur, të cilat u refuzuan nga ai. Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA. Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës. Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen. William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

GODITJA E RËNDË 

Periudha 1923-1925 pason me një ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, që ishte një goditje e rëndë në përpjekjet e forcave demokratike, për të çrrënjosur mbeturinat e feudalizmit në Shqipëri dhe për ta orientuar vendin në rrugën e demokracisë perëndimore. Me ndihmën e huaj, Ahmet Zogu rikthehet në pushtet në vitin 1924, duke Periudha 1923-1925 pason me një ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, që ishte një goditje e rëndë në përpjekjet e forcave demokratike, për të çrrënjosur mbeturinat e feudalizmit në Shqipëri dhe për ta orientuar vendin në rrugën e demokracisë perëndimore. Me ndihmën e huaj, Ahmet Zogu rikthehet në pushtet në vitin 1924, duke shtypur me dhunë revolucioni demokratik. Favorizimi i interesave ekonomike të Italisë dhe Anglisë, bëri që marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë të ftohen dukshëm. Amerikanët mendonin se SHBA meritonte së paku një trajtim të barabartë, duke pasur parasysh shërbimet që i kishin bërë Shqipërisë përmes presidentit Uillson dhe Kryqit të Kuq. Në këtë mënyrë, Shqipëria kishte shkelur tri pikat e marrëveshjes në raport me SHBA-të. Pas një periudhe ftohje, në prill të vitit 1926, fillon të përmirësohet qëndrimi ndaj Amerikës, falë Faik Konicës, i shkolluar pjesërisht në Harvard, që ishte emëruar ambasador në Uashington. Në vitet 1928- 1939, periudhën e Monarkisë në Shqipëri, qeveria e SHBA-së, duke njohur Mbretërinë e Shqipërisë kishte parasysh marrëveshjen e lidhur nëpërmjet shkëmbimit të notave në qershor të vitit 1922, midis Maksvell Bllejkut dhe qeverisë shqiptare, e cila mbetej në fuqi. Ndryshimi ishte cilësuar “i rregullt” dhe që garantonte stabilitet për faktin se kreu i shtetit nuk ishte ndërruar. Njohja amerikane, edhe këtë herë lidhej me interesa ekonomike. Por, SHBA-ja nuk ndërmori asgjë, në vitin 1939, për të penguar pushtimin e Shqipërisë nga Italia, edhe pse Faik Konica, si përfaqësues diplomatik i qeverisë mbretërore të Shqipërisë në SHBA, kishte njoftuar Departamentin e Shtetit se Shqipëria gjendej para greminës dhe se së shpejti do të pushtohej nga Italia fashiste. Fajtore për këtë mos reagim të SHBA-së konsiderohet të ishte politika e Zogut. Më 10.06.1939, me udhëzim të Departamentit të Shtetit, mbyllet ambasada amerikane në Tiranë dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ndërpriten.

RIVENDOSJA E MARRËDHËNIEVE

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerje prej 52 vjetësh. Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin “Skënderbej” duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W. Bush më 10 qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri. Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane. Izolimi dhe armiqësia do të merrte fund me rënien e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, që solli rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, pas një ndërprerjeje të gjatë, më 15 mars të vitit 1991. Propaganda komuniste antiamerikane prodhoi efekt të kundërt tek shqiptarët, të cilët i panë SHBA-të si aleatin kryesor në shembjen e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe shënjimin e rrugës së lirisë drejt vendosjes së themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, Shqipëria u trajtua si pjesë e rëndësishme e konceptit të Washingtonit për ndërtimin e një Europe të pandarë, të lirë dhe në paqe. Objektivi amerikan ishte i qartë në mbështetjen e ndërtimit të institucioneve të konsoliduara, sundimin e shtetit të së drejtës, ekonominë e tregut funksionale, çka do të mundësonte pranimin e Shqipërisë në familjen Euro-Atlantike. Duke marrë parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat u formua federata pan-shqiptare “Vatra”, mund të thuhet se ajo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e çështjes shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë, në përgjithësi e në veçanti, në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Falë angazhimit të Federatës pan-shqiptare “Vatra” dhe gazetës “Dielli” u lidhën miqësi të reja dhe çështja shqiptare u bë e njohur edhe përtej oqeaneve.

VITET E HERSHME

Fillimisht marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 korrik 1922. Në një vështrim të përgjithshëm, marrëdhëniet midis vendeve fillojnë me vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Uillson, i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij. Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për Shqipërinë. SHBA-të, janë aleati i pazëvendësueshëm i demokracisë dhe i shtetit shqiptar. Bashkëpunimi dhe partneriteti midis dy vendeve është i orientuar në drejtim të forcimit të stabilitetit, paqes dhe zhvillimit rajonal; konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës; integrimit EuroAtlantik të Shqipërisë; thellimit të reformave dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri; të ekonomisë, tregtisë dhe konsolidimit të ekonomisë së tregut; të drejtat e njeriut, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, etj.. Këto marrëdhënie të bashkëpunimit të gjerë dhe partneritetit të ngushtë, janë një bazë e sigurt që ato të përparojnë më tej në interes të dy vendeve dhe popujve tanë, në interes të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit tonë e më gjerë.

BASHKËPUNIMI EKONOMIK

Duke vlerësuar edhe njëherë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, ekziston dëshira dhe vullneti i dyanshëm që edhe marrëdhëniet ekonomike të arrijnë në të njëjtin nivel. Aktualisht, në Shqipëri, janë të pranishme rreth 180 biznese amerikane të të gjitha përmasave dhe nga një spektër i gjerë i ekonomisë. Janë krijuar të gjitha kushtet tashmë për një prani shumë më të dukshme të kapitaleve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë sonë. Mbështetja substanciale që Qeveria amerikane i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë, nëpërmjet agjencive të saj, për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, krijon kushtet për rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane. Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë apo institucionet amerikane mund të përmendim: USAID, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet, Dhoma Amerikane e Tregtisë, etj. Ndërsa si biznese private të pranishme në Shqipëri, apo pjesëmarrje në projekte mund të përmendim: Lockheed Martin, Bechtel, EximBank, etj., si dhe prania në projekte me partnerë të tjerë si ASG Poëer, Airport Partners, etj. Sa i përket marrëveshjeve Shqipëri-SHBA, ka rreth 24 traktate dhe marrëveshje midis Shqipërisë dhe SHBA-ve në fusha të ndryshme ku do të veçojmë, traktate në fushën e drejtësisë dhe policisë, ekonomisë, transportit, sigurisë dhe mbrojtjes, dhe fushës së kulturës./Gazeta Panorama 

 

© Panorama.al

Te lidhura