Si erdhi komunizmi në Shqipëri? Studiuesi Kapri jep dy arsyet: Nuk kishin komplekse dhe…

Nov 29, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Studiuesi Erald Kapri jep dy arsye pse në Shqipëri erdhi komunizmi. I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai tha se arsyeja e parë është se ata nuk kishin komplekse dhe arsyeja e dytë ishte armatimi i jashtëzakonshëm që komunistët morën nga aleatët për të luftuar gjermanët.

erlad kapri

Ai tha se forcat nacionaliste kishin kërkesa politike, ndërsa komunistët nuk i kishin. “Nacionalistët donin të mos humbisni Kosovën, ndërsa komunistët nuk e kishin këtë kompleks”, tha Kapri.

“Kjo është një dilemë shumë e bukur, sepse të njëjtën gjë thonë edhe një pjesë e elitës kombëtare që iku, që ikën me Abaz Kupin, Mithat Frashërit. Ka një mbledhje interesante, rreth 800 intelektualë mblidhen rreth Mithat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar dhe pyetja e parë që i bënë është si ka mundësi që na ndodhi? Sepse nuk e besonin dhe ata. Pra ata kishin një lloj përçmimi dhe një nënvlerësimi sesi një grup të rinjsh të panjohur, madje pjesa më e madhe e tyre mësuan emrin e Enver Hoxhës kur ishin jashtë vendit. Ka shumë arsyeje, por arsyet themelore mendoj se janë dy: Së pari, ata nuk kishin kompleks, ideologjia që kishin mësuar ia kishte hequr komplekset, psh kompleksin për të ushtruar dhunën. Gjatë luftës cdo vrasje që bënin për qëllime politike e justifikonin me ideologjinë, është armik dhe na prish punë dhe nuk e kishin kompleks këtë. Së dyti është armatimi i jashtëzakonshëm që këta morën nga aleatët, për qëllimet e brendshme që të luftonin gjermanët”, tha nder te tjera Erald Kapri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura