S’i dhanë leje, i dënuari kërcënon me vetëvrasje

May 4, 2012 | 11:41

TIRANE- Një 35 vjecar, qe vuan denimin ne burgun 325 në kryeqytet ka tentuar vetevrasjen, por per fat eshte ndaluar ne kohe nga forcat e policise.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe shkak sipas te denuarit ka qene refuzimi i kerkeses per leje qe ai te ishte i pranishem ne ceremonine e varrimit te te atit.

Sipas TvNews24 mesohet se i burgosuri Hasan Demiraj ështe dënuar me 3 vjet burg nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pak kohë më parë babai i tij ndërroi jetë dhe Demiraj kërkoi leje tek autoritetet e burgut për t’u larguar disa ditë nga qelia me qëllim, qëndrimin pranë familjes në këto ditë të vështira.

Ne kushte te renduara pas ngjarjes ai hipi në një ndërtesë 1 katëshe në ambientet e burgut dhe kërcënoi se do të vrasë veten duke u hedhur nga ato 3 metra lartësi.

© Panorama.al

Te lidhura