Si dështoi trukimi i ndeshjes Inter-Leçe

Jun 2, 2011 | 12:41
Inter-Leçe, nga ndeshja e dyshuar për trukim

Sipas hetuesve, në këtë organizatë ekzistonte një grup që tentonte të bindte lojtarë dhe drejtues të Serisë A për të trukuar ndeshjet. Në veçanti bëhet fjalë për sfidën Inter-Leçe, tentativë që dështoi: ideja ishte që ndeshja të përfundonte me 3 gola e sipër, por ajo përfundoi 1-0. Ashtu siç specifikohet në akuzën e Marko Polonit, portieri aktual i Benventos, i arrestuar mëngjesin e djeshëm dhe që aktualisht gjendet në burgun e Kremonës, kishte mashtruar disa njerëz, duke u thënë se ishte në gjendje të kontaktonte me disa lojtarë të Leçes për ta trukuar ndeshjen. Mes bastexhinjve në hetim, përveç Sinjorit është edhe Stefano Betarini. Paoloni, i blerë në janar nga Kremoneze, që donte ta largonte, sepse emri i tij ishte përfolur për shkak të lidhjeve me bastet, mendohet që të ketë qenë në të njëjtën kohë, futbollist dhe bastexhi.
Më datë 19 mars, ora 15:08, Erodiani merr një telefonatë, nga një ndihmës i Xhianones, i quajtur Françesko. Ai i kërkon që të shënohen patjetër katër gola.
Erodiani: Alo
Françesko: Ej, dëgjo se kam të gjitha informacionet.
Erodiani: …po.
Françesko: Njëri është lajm i mirë dhe tjetri i keq, por nuk ndryshon shumë puna.
Erodiani: …më thuaj
Françesko: Tani, ajo ndeshja që kisha gjetur unë, ajo që kisha ndërmend…
Erodiani: Hë pra, thuaj Interi…
Françesko: Po, dhe po mendoja që ajo edhe mund të mos bëhet.
Erodiani: Dëgjo, unë po deshe të them edhe emrin e tij që ma dha informacionin.
Françesko: Jo, jo…, nuk është nevoja… dëgjom, puna është kështu. Duhen të paktën katër ashtu… kupton. Se pamë koeficentët dhe është më mirë me katër.
Erodiani: Ah, ah…
Françesko: Me katër, në rregull?
Erodiani: ok…
BASTI I HUMBUR
Në përfundim të takimit, Belavista telefonohet nga miku i tij, bastvënës, Fabio Daledo, i cili i bën të ditur se ka humbur shumë para dhe gjatë bisedohet zbulohet se duhet paguar rreth 300 mijë euro te “bolonjezët”. Ndeshja Inter-Leçe përfundoi 1-0 dhe asnjë nga bastet nuk rezultoi fituese.
Belavista: Më thuaj Fabio.
Daledo: Po çfarë ngatërruan ata?
Belavista: Po çfarë të të them unë… shiko se ata kanë dhënë një çek prej 110 mijësh… nesër duhet të sjellin edhe 190 mijë. Çfarë të të them unë… nuk e di pse… boh… e pakuptueshme… sulmuesi, ai që ishte në sulm e tha… kupton (Daniele Korvia)
Daledo: Po, po.
Belavista: Çfarë të të them unë… mendo që edhe ai shoku yt ka humbur shumë. Madje, ai u mor direkt me organizatën, me “bolonjezët”, ndërsa u morën direkt me futbollistët
Daledo: Por, ata nuk lëshuan aspak, për asnjë moment.
Belavista: Mua m’u duk sikur ata donin ta bënin siç duhej, por Interi sot ishte… bënte vetëm mbajtje topi…
Daledo: Nuk e marr vesh pse këta thoshin që ishin pesë copë të përsfhirë. Po çfarë pesë dreqin? Ata nuk lëshonin fare.
Belavista: Jo, jo, jooo. E ke gabim. Edhe portieri e bëri një skenë. E pati goditjen e dënimit që gjuajti Shanjder. Nuk lëvizi fare dhe u hodh me vonesë.
Daledo: Po, po, këtë e pashë. U pozicionua në krahun tjetër.
Belavista: Unë po prisja të shënohej, prita 20 minuta, asgjë. Prita 40 minuta, asgjë. Nuk po më besohej
Daledo: Eh, e vështirë shumë ishte.
Belavista: Kur përfundoi pjesa e parë e mora atë, portierin e Beneventos, (Paolonin, i thashë që ata nuk po bënin asgjë dhe ishte mirë të mos ishte një ndeshje që kishte të bënte me të vdekurit. Nuk ishte puna tek unë ose te miqtë e mi, se 10, 15, 30 mijë janë të rekuperueshme. Nuk janë problem. E gjitha është te “bolonjezët”, të cilët kanë humbur një shifër që nuk të bën për të qeshur.
Daledo: Më dëgjo pak…
Belavista: Po…
Daledo: Nëse do të më thoje më parë… nëse do të më thoje që kishte lidhje ai portieri i Beneventos, do të thoja që të mos vije asgjë.
Daledo: Pse?
Belavista: Sepse është një njeri që nuk mund të bëjë asgjë. Është një njeri që ka bërë edhe më parë të tilla gabime. Portieri i Beneventos, ai që luante te Kremona pak muaj më parë?
Daledo: Po… po.
Daledo: Ai ka bërë edhe më parë një gafë të tillë kur ishte te Kremona. Në ndeshjen Spal-Kremoneze.
Belavista: Më paska shpëtuar kjo. Po të dielën me siguri që do e rregullojë ndeshjen Taranto-Benevento. Nuk ka çfarë të bëjë.
Daledo: Nuk di çfarë të të them…boh
Belavista: Po nuk besoj se është aq i trashë. E kupton se çfarë dua të të them. Ai e di se çfarë e pret nëse bën ndonjë budallik tjetër.
Daledo: E di, e di.
Kërcënimi
Në fund të ndeshjes, portieri Paoloni ka marrë një telefonatë kërcënuese nga “bolonjezët”.
Paoloni: Alo
Telefonuesi: Dëgjo, njerëzit vijnë edhe të gjuajnë. Të gjuajnë kudo që të jesh. Mund të vijnë në shtëpinë tënde që tani. Duhet të gjesh paratë, ku të duash dhe t’i sjellësh.”

© Panorama.al

Te lidhura