Shuhet familja në Shkodër, i djegin edhe bujtinën për hakmarrje

Sep 2, 2012 | 10:37

Bujtina e djegur

Shkrumbohet godina dhe makina e viktimës. Vetëm një në pranga.

Hakmarrja, digjet në Theth bujtina e Frederik Markut.

Dyshohet se zjarri u vu nga atentatorët e 46-vjeçarit.

Shkrumbohet në Theth bujtina e Frederik Markut, viktima e atentatit të së enjtes në oborrin e spitalit të Shkodrës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm nga autorët që ekzekutuan at e bir, pas një sherri të ndodhur pikërisht në zonën turistike të mërkurën e shkuar. Dy viktima nga e njëjta derë nuk kanë mjaftuar për të shuar hakmarrjen, por i është vënë flaka dhe godinës që shfrytëzohej si hotel nga 46-vjeçari Marku. Policia e

Viktima Frederik Marku

Shkodrës është njoftuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm për ngjarjen e ndodhur në Theth. Ajo ka marrë informacionin se një ndërtesë (bujtinë siç njihet në këtë zonë) është mbuluar nga flakët. Pasi forca të Policisë dhe një grup hetimor kanë mbërritur në zonën e thellë, është konstatuar se bëhej fjalë për shtëpinë e Frederik Markut, viktimës së atentatit në mes të qytetit dy ditë para.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura