Ministria e Arsimit nëpërmjet një urdhri të dytë ka shtyrë pa afat nisjen e mësimin në shkollat e qarkut të Dibrës. Urdhri vjen si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulta që ky qark ka përjetuar ditët e fundit.
Nga njoftimet, shumë komuna vazhdojnë të jenë të bllokuara në këtë qark.
Dibra është një nga qarqet më të prekura nga i ftohti, ku termometri ka shënuar temperatura deri në -17 gradë.











