TIRANE- Shtyhet gjyqi mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxhes, bashkeshortes se ish diktatorit, Hoxha.
Ne seancen e pare mes tyre, u paraqiten vetem avokatet e paditesit, Ismail Kadarese, nderkohe qe mungoi mbrojtja e Hoxhes.
Sipas gjykates, e paditura Nexhmije Hoxha nuk eshte gjetur, keshtu qe nuk ka qene e mundur t’i dorezohej edhe njoftimi per seancen.
Kadare permes pasise kerkon qe e veja e Hoxhes, t’i ktheje dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i cili sipas tij mbahet padrejtësisht prej saj.
Nga ana e saj Nexhmije Hoxha ka deklaruar se doreshkrimi i eshte dhuruar nga vete autori.
© Panorama.al











