Shtraus Kan lihet i lirë, shërbyesja kishte gënjyer

Jul 2, 2011 | 11:13
Ana Sinkler me bashkëshortin, Shtraus Kan duke dalë nga gjykata

Ish-kreu i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, u bë sërish një njeri i lirë dje, ndërsa çështja kundër tij mbi akuzat e përdhunimit të një shërbyeseje hoteli dështoi.Vendimi i Gjykatës së Nju-Jorkut u morr të premten, pasi hetuesit e çështjes zbuluan se kamerierja, e cila e akuzoi ish-kreun e FMN-së se e kishte përdhunuar në suitën e tij 3000-dollarëshe nata, kishte gënjyer. Me gjithë provat që kishin siguruar kundër 62-vjeçarit, prokurorët kanë eliminuar një pjesë të mirë të rrëfimit të akuzues, i cili kishte rezultuar i sajuar. Por vendimi i marrë nga Gjykata Supreme e shtetit amerikan në Manhatan nuk i jep të drejtën Shtraus Kan të marrë pasaportën e tij, që do të thotë se ai nuk mund të largohet shumë shpejt drejt Francës. Por Kan ka dalë më një fytyrë të lumtur nga gjykata, duke u treguar reporterëve “buzëqeshjen e lirisë”. Vendimi i gjykatës për lirimin e Shtraus Kan nga arresti shtëpiak u mor vetëm tri ditë pas zgjedhjes së drejtueses së re të FMN-së, ministres franceze të Financave, Kristine Legarde. Që pas arrestimit të tij në maj, Shtraus Kan ka paguar si garanci 6 milionë dollarë kesh. Ai i ka mohuar akuzat për tentativë përdhunimi. Çështja kriminale kundër tij do të vazhdojë. Prokurorët thanë se ata po punojnë për të luftuar tri skenarë të ndryshëm që mund t’i hedhin poshtë akuzat kundër Kan. Ato janë: se ai kishte seks konsensual me shërbyesen; se ai kishte paguar për takimin; apo se ajo është pjesë e një komploti kundër tij. Lajmi se akuzat kundër Kan mund të rrëzohen plotësisht, ka rritur shpresat për socialistët francezë se figura e tyre kryesore për kandidaturën për President do t’i kthehet sërish politikës. Por, ndryshimi i menjëhershëm i historisë i ka zemëruar mbështetësit e Kan, për mënyrën se si ai u akuzua dhe u dërgua në burgun famëkeq të Krimeve të Rënda të “Rikers Island”.

“Pengesat”

Skuadra ligjore e Kan ka siguruar foto të shërbyeses duke pirë e duke u “tërbuar”, edhe pse paraqitet si myslimane e devotshme. Sipas zyrtarëve, ajo kishte thënë se aplikimi i saj për azil politik në SHBA përfshinte edhe një rast përdhunimi dhe gjymtim gjenital, por ato nuk ekzistonin në aplikim. 32-vjeçarja thuhet se ishte regjistruar duke folur me një të burgosur një ditë para “takimit” të saj me Kan, duke diskutuar se si do të ngrihej skema.

© Panorama.al

Te lidhura