Shtëpia e Bardhë: Nuk ka dëshmi se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Apr 2, 2024 | 22:52
SHPËRNDAJE

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Kirby, ka thënë se nuk ka prova që e dëshmojnë se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar, pas sulmit të së martës, ku mbetën të vdekur shtatë punonjës të ndihmave në Gaza.

izrael

Në një konferencë për media të martën, Kirby u është përgjigjur pyetjeve nëse gjuajtja me raketë ndaj njerëzve që shpërndajnë ushqim dhe vrasja e tyre është shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Izraelitët e kanë pranuar tashmë se ky ishte një gabim që ata bënë”, ka thënë Kirby, duke përsëritur se po kryhet një hetim për atë që ndodhi.

“Le të mos e kalojmë këtë”, ka shtuar ai.

Sipas tij pyetja supozon se sulmi izraelit kundër punonjësve të ndihmës ishte i qëllimshëm dhe se ata e dinin se çfarë po godisnin, gjë për të cilën ai ka thënë se “nuk ka asnjë provë për këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura