“Shqiptarët s’janë terroristë e radikalë islamik”

May 4, 2012 | 14:51

SHKUP- “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqiptarët nuk janë radikalë islamik”, Keto jane disa nga parrullat e protestes se sotme ne Shkup. Protestuesit jane nisur nga ura që shkon në drejtim të Qeverisë, pasi nje qendrimi prej disa minutash pranë Gjykatës Themelore. Në mes te brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues.

Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politike shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.

“Ku janë ata, pse janë futur nëpër vrimat e mijëve, apo kanë hipoteka e nuk guxojnë ti bëjnë zë shkaut e Gruevskit. Pse po heshtin edhe partite e tjera. Kur duan te bejme politikë, le të dalin këtu dhe të therrasin protesta masive. Eshtë koha e fundit të tolerohen këto skena makabre dhe sulme ndaj familjeve shqiptare”, thekson një protestues i revoltuar për agjencinë e lajmeve INA.

Protesta udhëhiqet nga të rinjë pa pankarta dhe materiale të tjera protestuese, ndërsa ata brohorisin për “drejtësi dhe liri”, “ndal terrorit shtetëror”, “ndal diskriminimit dhe aksioneve antishqiptare”, etj.

(INA)

© Panorama.al

Te lidhura