
GREQI- Gati dy dekada më parë, një valë masive emigrantësh erdhën nga Shqipëria për në Greqi në kërkim të një vendi pune. Mijëra shqiptarë udhëtuan në këmbë drejt Greqisë, të varfër e të dëshpëruar, por gjithmonë punëtorë të palodhur. Në vitin 2012, ata po e vizitojnë Greqinë për arsye krejt të tjera, për blerje (shopping) dhe për pushime, shkruan gazetarja Marianna Tsatsou për Greek Reporter.
Sipas portalit tromaktiko, një biznesmen grek që operon në fushën e turizmit, i ka thënë atyre se shumica e klientëve të tij gjatë kësaj verë janë nga Shqipëria dhe jo nga Greqia.
“Ata vijnë nga Tirana ose nga qytete të tjera shqiptare me makinë, pasi ata janë vetëm pak orë larg Greqisë.” – thotë ai. Ai nënvizoi faktin se shqiptarët nuk bëjnë “pazar” për uljen e çmimit të dhomave të hotelit.
Më tej në shkrim thuhet se disa agjentë turistikë bëjnë përpjekje madje që t’i dërgojnë ata në Itali, duke iu referuar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes kryetarit të Bashkisë së Sarandës dhe autoriteteve italiane, në përpjekje për të lidhur qytetin bregdetar me Italinë nëpërmjet mjeteve të lundrimit. Këto fluturime do të jenë në dispozicion jo vetëm për pushime por edhe në raste emergjencash mjekësore, përfundon shkrimi i gazetares greke.
© Panorama.al











