NASIP NACO
Te gjithe e dime se energjia eshte ajo qe drejton boten. Ne ditet e globalizmit ku teknologjia e informaconit, industria bejne hapa galopante drejt kufijve te rinj nevoja per energa s ijvjen dhe rritet ne cdo vend. Kerkesa per te diferfiiskuar burimet e energjise dhe per te aksesuar energji me kosto sa me te ulet ka krijuar nje gare rreth këtyre burimeve. Një prej burimeve më të preferuara për energji sot në bote është përdorimi i gazit natyror, jo vetëm se është më i lirë se nafta, apo produkte të tjera, por është pro-mjedisit dhe ka një aplikueshmëri të gjerë të përdorimit, që nga industritë që përdorin teknologji të lartë, termocentralet dhe deri te konsumatorët e thjeshtë. Bashkimi Europian është konsumatori i dytë më i madh në botë për konsumin e gazit natyror, ku ky burim është gjithmonë në rritje. Për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të garantuar sigurinë energjetike, Komuniteti Europian ka identifikuar dhe promovon diversifikimin e burimeve te gazit drejt vendeve anëtare të BE-së. Pikërisht për të krijuar një pavarësi nga thjesht një burim i vetëm i gazit, është ideuar Korridori Jugor I Gazit, që supozon transmetimin e gazit natyror nga zona e Detit Kaspik dhe Lindja e Mesme drejt BE-së. Shqipëria, për shkak të karakteristikave gjeopolitike, ka zgjuar interesin e mjaft kompanive ndërkombëtare ne fushën e gazit për ta përzgjedhur vendin tonë si një pikëkalimi dhe pikëtakimi për rrjetet e reja të gazit që do të furnizojnë Evropën. Reformat e mëdha politike dhe ekonomike të realizuara në Shqipëri ne vitet e fundit garantojnë investimet e huaja në vendin tonë. Duke qenë një vend anëtar i NATO-s, dhe në pritje të marrjes së statusit kandidat ne Bashkimin Europian, e bën Shqipërinë që të jetë mikpritëse e shumë investitorëve ndërkombetarë në fusha të ndryshme vecanërisht në atë të energjisë. Pikërisht “Hallka e Munguar” quhet Shqipëria nga Projekti TAP A.G, që po zhvillon Tubacionin e Gazit Trans-Adriatik, ku i jepet një rëndësi e veçantë rolit që ka Shqipëria për një transmetim sa më të shpejtë, më ekonomik dhemë të sigurt të gazit nga Kaspiku drejt Bashkimit Europian. Qeveria në vizionin e saj për ta shndërruar Shqipërinë në një aktor të rëndësishem energjetik në rajon ka adaptuar një sërë ligjesh në përputhje me legjislacionin europian për të inkurajuar investimet në infrastrukturat e mëdha të gazit. Mbështetja institucionale që qeveria jonë i jep Projektit TAP, është një element kryesor për ta vendosur këtë projekt në më të realizueshmin kundrejt projekteve të tjera rivale. Ky projekt do të arrijë një vlerë investimi mbi 1.5 milardë euro, ku do të hapen shumë vende të reja pune, qeveria do të përfitojë një rentë financiare mbi dhjetëra milionë euro ne vit, si dhe furnizimi me këtë lloj burimi energjie do të sjellë një gazifikim të territorit shqiptar dhe do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Shqipëria nuk është vetëm një vije tranziti për këtë gazsjellës, por realisht Shqipëria është potencialisht një nyjë kryesore e rrjeteve të gazit ne Europën Juglindore, pasi së fundmi dhe me mbështetjen e qeverise shqiptare me fondet të WBIF të Bashkimit Europian, ka nisur Studimi i Fizibilitetit të Gazesjellësit IAP, që do të nise nga Spliti dhe do të përfundojë në Fier. Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Kompaninë TAP A.G dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për të ngritur një grup të përbashkët TAP-IAP, tregon rëndësinë që ka krijuar Shqipëria në hartën e projekteve gjigante të gazit natyror. Pikërisht një lidhje potenciale midis këtyre gazsjellësve në Fier do të krijojë një sinergji pozitive duke e lançuar vendin tonë në një qendër të rëndësishme për infrastrukturat e mëdha në fushën e gazit. Kjo lidhje do të gjenerojë benefite ekonomike te mëdha për Shqipërinë, duke thithur investime serioze në këtë fushë. Pikërisht këto janë arsye të forta, që i japin Shqipërisë vlerë të shtuar për të qenë një vend i rëndësishëm në sigurinë e energjisë në Bashkimin Europian, ku dhe financimet për të rritur kapacitet administrative të shtetit shqiptar në këtë fushë janë rritur me qëllim që Shqipëria të kapitalizojë maksimumin e këtyre mundësive. Ku zhvillimi i kësaj fushe në Shqipëri shihet me interes të madh nga kompanitë ndërkombëtare të gazit dhe vendet e ndryshme. Ne këto kushte, qeveria shqiptare është e përgatitur dhe gjithmonë proaktive për të mirëpritur investitorët e huaj në këtë fushë, por dhe për të qenë një aktore kryesore në realizimin e projekteve të nisura, të cilat do të japin një ndikim jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.
Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes
© Panorama.al











