‘Shqipëria e Madhe, zgjidhje për konfliktin’

Jun 3, 2011 | 18:38

FRANKFURT-  Presidenti i Serbise, Boris Tadic deklaron se ideja e Shqiperise se Madhe mund te jete nje projekt i rrezikshem, por i cilesuar prej tij si pjese e zgjidhjes se mundshme te konfliktit shumevjecar. “Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë mund të ishte një zgjidhje për konfliktin shumëvjeçar”- ka thene Tadic për shtypin gjerman. deklarate qe me pas eshte cituar nga QIK-u, mediat serbe dhe ato te Kosoves.

“Kush  di të interpretojë historinë do të vërejë se formimi i Shqipërisë së Madhe ka qenë një plan afatgjatë politik i shqiptarëve”, ka thënë Tadic për gazetën gjermane “Frankfurter algamajne cajtung” (FAZ).

Sipas Tadicit, Shqipëria e Madhe është një projekt i rrezikshëm, por mund të jetë pjesë e një zgjidhjeje më të madhe dhe se serbët “mund të jetojnë me këtë (zgjidhje)”.

Kjo do të thotë se “që të gjitha palët diçka fitojnë gjë që të krijonte një zgjidhje të përhershme, paqe dhe stabilitet”, transmeton DB në serbisht, cituar nga Koha Ditore.

Gazeta gjermane vlerëson se Tadic la të kuptohet që Beogradi si kompensim për Kosovën pret bashkimin e pjesës serbe të BeH.

“Nuk them se Shqipëria e Madhe është një zgjidhje e shkëlqyer. Gjithashtu nuk besoj që Serbia e Madhe është një zgjidhje e mirë. Gjithashtu jam kundër ndarjes së BeH. Në përgjithësi, jam kundërshtar i politikës së krijimit të shteteve të mëdha. Por na lejoni të kërkojmë zgjidhje praktike”, ka thënë Tadic.

© Panorama.al

Te lidhura