UPDATE- Shqipëria i ka nisur mbarë eliminatoret e botërorit, Brazil 2014 me një fitore 3-1 në “Qemal Stafa” përballë përfaqësueses së Qipros. Në një stadium të mbushur plot, golat u shënuan nga Sadiku, në minutën e 36, nga Edgra Çani në të 84-ën dhe vulosi një supergol i Bogdanit vetem 3 minuta me vone.
Barazoi shifrat në limitet e pjesës së parë, Qipro me anë të Laban ne 1-1.
Ekipi ynë përfaqësues do të vazhdojë të dhurojë emocione, pasi katër ditë më pas, më 11 shtator do të jetë ndeshja e rradhës kundër Zvicrës, në Luzernë. Pritet një pjesëmarrje historike e tifozëve shqiptarë në stadiumin e Luzernës.
Më shume për kombëtaren, vizitoni www.panorama-sport.com
© Panorama.al











