Shqipëri-Katar, miqësore në Madrid më 22 maj

May 2, 2012 | 10:44

Shqipëria do të luajë një miqësore me Katarin më 22 maj. Lajmi është publikuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilëve ndeshja do të luhet në fushën asnjanëse të Madridit, në Spanjë. Kjo miqësore me Katarin është ballafaqimi i parë në historinë e të dyja palëve. Kujtojmë se ky vend ka rritur se tepërmi interesat në futboll, për shkak se “Botërori 2022” do të zhvillohet pikërisht aty. Pas kësaj ndeshjeje është fiksuar data 15 gusht, që do luhet një tjetër takim miqësor, me Moldavinë në Tiranë, thuajse tri javë përpara përballjes së parë zyrtare në Grupin E të eliminatoreve ndaj Qipros, përfaqësuese me të cilën Shqipëria ka edhe fitoren më të thellë në historinë e saj (6-1 në miqësoren në “Qemal Stafa”).

© Panorama.al

Te lidhura