
TIRANE- Ndërsa kombëtarja shqiptare do të presë më 2 shtator përfaqësuesen e Francës, një tjetër ndeshje mes përfaqësive nga dy vendet pritet të mbahet nesër në Tiranë.
Punonjës të policisë së Tiranës dhe punonjës policie nga qyteti Nicë i Francës, do të përballen nesër me njëri- tjetrin në një miqësore futbolli
Policia e Tiranës njoftoi sot se “ditën e nesërme datë 30 Gusht 2011, ora 17.00’ në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë për herë të parë, do të zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit ndërmjet ekipeve me punonjës të policisë së Tiranës (DPQ Tiranë, Forcat RENEA dhe Qendra e Formimit Policor) dhe ekipit me punonjës policie nga qyteti Nicë i Francës”
Ky aktivitet, i cili për policinë shqiptare përbën një risi, zhvillohet për herë të parë në Tiranë, ndërsa synon përçimin e vlerave më të mira të qytetarisë dhe mikpritjes shqiptare.
© Panorama.al











