Shpëtuan 31-vjeçarin që kërcënonte se do të hidhej nga kati i 6-të, flasin dy të rinjtë: Ishte nën efektin e alkoolit, thoshte më tallin njerëzit

Dec 5, 2024 | 21:44
SHPËRNDAJE

Dy të rinjtë nga qyteti i Pogradecit që shpëtuan një 31 vjeçar i cili kërcënonte se do hidhej nga ballkoni i katit të 6-shtë mesditën e kësaj të enjte kanë folur për News24 duke treguar sesi e menaxhuan situatën.

pogradec (1)
Ernest Dautllari dhe Erik Oshafi

Ernest Dautllari dhe Erik Oshafi, thanë se rastësisht u gjendën në vendngjarje dhe kur panë që efektivët e Policisë nuk arritën ta bindnin 31-vjeçarin të hiqte dorë nga akti, ata janë ngjitur në katin e gjashtë dhe e kanë shpëtuar.

Ndër të tjera ata treguan se 31-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe shprehej se ishte mërzitur nga njerëzit që e tallnin.

“U ngjita larte kur pashe qe dera ishte si e mbyllur tentova te shtyja por jo me pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashe qe personi po godiste mamanë e tij me bërryl me fytyre dhe ajo për një moment e lëshoi. Ne momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejte tij duke ia vene dorën tek bluza dhe e tërhoqa për brenda. Ndërkohe dhe unë po bërtisja për ndihme pasi ai tentonte vazhdimisht te shkonte drejt dritares dhe te hidhej. Personi thoshte qe jam mërzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte ne vetëdije mendoj se kishte konsumuar alkool”, thanë ata.

Deklarata e tyre e plotë:

Ne ne ate moment para se te shkonim tek vendi ku ndodhi vendngjarja ishim ne xhami per t’u falur pasi jemi besimtare, pasi mbaruam ritualin u nisem per te shkuar ne shtepine time dhe duke ikur rruges pame qe disa gra dhe femije po bertisnin, ngritem koken larte dhe pame nje djalosh qe po tentonte t’i jepte jetes fund.

Ishte ne pallat ne katin e 6 tek motori i kondicionerit. Ne momentet e para po i flisnim duke i thene nuk duhet ta besh pasi je ende i ri. Rreth 4 minuta me vone vijne 2 police te cilet i kishin njoftuar njerzit qe ishin mbledhur ne vendngjarje. Dhe policet nisen t’i flisnim me fjale te mira qe mos t’i jepte fund jetes. U perpoqen ta mbanin disa minuta me fjale te mira, por kur e pane qe i riu nuk po vepronte atehere nje polic tentoi te ngjitej larte por kur u kthye erdhi duar bosh, u ngjit prap polici prape duar bosh erdhi.

Aty e kuptuam dhe morem guximin e te ngjiteshim vete larte, frike apo jo na u dhimbs shume ai person se e njihnim edhe me pare. U nisa vete njehere pastaj edhe shoku erdhi me mua, u ngjita para duke vrapuar pas meje erdhi dhe nje polic.

U ngjita larte kur pashe qe dera ishte si e mbyllur tentova te shtyja por jo me pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashe qe personi po godiste mamane e tij me brryl me fytyre dhe ajo per nje moment e leshoi. Ne momentin kur mamaja e leshoi une u hodha drejte tij duke ia vene doren tek bluza dhe e terhoqa per brenda. Nderkohë dhe une po bertisja per ndihme pasi ai tentonte vazhdimisht te shkonte drejt dritares dhe te hidhej. Personi thoshte qe jam merzitir nga fjalet e njerezve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte ne vetdije mendoj se kishte konsumuar alkool.

Ne momentin qe sa e futa brenda mu thane krahet, pasi nuk me kishte ndodhur nje ngjarje e tille, pastaj kur pashe qe i rrethova nga policet, ambulanca, zjarrfikesja u qetesova. Po kur une e shpetova vetem 2 police ishin forcat e tjera erdhen me vone.

Brenda ne banese isha une dhe ema, po ajo ishte e vjeter dhe samezi po rezistonte ta mbante.

Kete veper e kemi bere vetem per hir te zotit dhe them qe kush shpeton nje jete te nje njeriu eshte njesoj sikur ka shpetuar te gjithe njerezimin. Kemi pritur sa kane ikur policet, ambulanca me pas ikem.

Nuk i thame gje qe te shtepise as e dinim qe ishte bere e madhe vetem kur hyme ne rrjete sociale qe pame qe aktin tone e kishin shperndare.

Ndihemi shume te lumtur qe kemi shpetuar nje jete njeriu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura