Një atentat me pesë raketa nuk ka mundur t‘i marrë jetën zëvendëspresidentit të dytë të Afganistanit, Muamad Karim Khalili. Atentati ndodhi në provincën Maidan Uardak, ku ai ndodhej për të inauguruar ndërtimin e një qendre të re për stërvitjen e rekrutëve të policisë. Khalili shoqërohej nga ministri i Brendshëm afgan, Bismillah Muhamadi, i cili gjithashtu nuk është lënduar. Mediat vendëse kanë raportuar se disa funksionarë kanë mbetur të plagosur lehtë, por autoritetet e kanë mohuar këtë raportim.











