Shpërthimi në Lushnjë, reagon Bardhi: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, shërim të shpejtë kolegut Çela dhe të plagosurve të tjerë

Mar 1, 2024 | 20:29
SHPËRNDAJE

Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha, për vdekjen e babë e bir, pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë.

gazment bardhi

Bardhi gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë kolegut të tij, deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve të tjerë.

LEXO EDHE: Dy prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë te “Trauma”, shefi i urgjencës: Janë në gjendje stabël. Deputeti është futur sërish në sallën e operacionit, ka plagë në bark

Reagimi i Bardhit: “Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.

Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë

LEXO EDHE: Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Lushnjë, pas Landi Hoxhës humb jetën dhe i biri (EMRI)

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura