Shpërthimi në Lushnjë me 1 viktimë dhe 8 të plagosur, Meta: I pikëlluar nga ngjarja tragjike! 

Mar 1, 2024 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, mbeti i vdekur Landi Hoxha dhe të plagosur 8 persona, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela.

meta shperthimi

Meta i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit.

Postimi i Metës:

I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen që humbi njeriun e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura