Policia e Kosovës tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyen në afërsi të objektit ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.
Në njoftimin e policisë tha se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë shok-bombë.
“Nuk raportohet për lëndime, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.
Njoftimi për këtë incident në veri vjen një ditë pasi Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në katër komunat në veri për mbylljen e pesë komunave serbe, që vepronin sipas sistemit të Serbisë.
Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.
Ky aksion është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al