Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 të mbrëmjes së të martës.
Sipas Gazeta Sinjali, dy të lënduarit janë 18-vjeçari, Rrezon Kelmendi dhe 33 vjeçari Epirot Krasniqi, të cilët kanë marrë dëmtime në trup dhe janë dërguar në spitalin e Pejës.
Shpërthimi ndodhi në oborrin e një banese ndërsa të rinjve raportohet se lënda plasëse u ka shpërthyer në dorë.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё” njoftoi policia.
Ndёrkohё nё vendngjarje janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё AK 47, tre karikator tё njёjtёs armё dhe 90 fishek cal: 72×39.
“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve””, thuhet në njoftim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al