
TIRANE- Policia njoftoi sot shoqërimin e 20 personave si të dyshuar për vendosjen e nje sasie tritoli në shtëpinë e shtetasit palestinez, Anwar Fouad Rizik i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i eksplozivit.
Arrestimet janë bërë në Zall të Fushë Krujës, dhe të gjithë të ndaluarit i përkasin të njëjtit fis, me mbiemër Zalla.
Sipas policisë disa prej tyre kanë qenë të arrestuar edhe më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Ambasadës Amerikane në Tiranë, rreth orës 08:00.
Granata e vendosur në derën e shtëpisë ku banonte viktima, ka shpërthyer në momentin që shtetasi palestinez e ka hapur atë.
Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Anwar Fouad Rizik ka marre nënshtetësinë shqiptare me 10 maj te vitit 2011, me dekret te presidentit Topi.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al











