Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe për pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta zbardhin ngjarjen”, ka thënë Elshani për KP-në.
Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.
Në dy ditët e fundit, në veri pati disa incidente të tjera. Në Zveçan u hodhën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Për këtë, Policia të premten njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vend.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al