Shpërthejnë puset e naftës në Marinzë, evakuohen 60 familje. Ja imazhet

Apr 2, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Si nëpër filma ndodhën dje shpërthimet në zonën naftëmbajtëse të Marinzës të dy puseve të ndaluara.

Që nga mëngjesi i djeshëm, banorët e këtij fshati në komunën Zharrëz kanë braktisur shtëpitë, për shkak të ngjarjes që i përfshiu papritur. Në orën 06:00 të mëngjesit ndodhi shpërthimi i fontanës së parë me gaz e naftë në një prej puseve që ishin të ndaluar me ligj, e më pas shpërthimi u dëgjua dhe në pusin ngjitur.  [portfolio_slideshow]

Zhurma e shpërthimit dhe dalja me një presion të pakontrolluar i gazit e naftës bruto nga puset, të cilat janë rreth 500 metra larg banesave, ka përhapur frikë te banorët, të cilët janë mobilizuar të largohen brenda pak minutash. Të njohur me të tilla tragjedi, banorët u larguan nga rrezja e shpërthimit, e cila u përhap me shpejtësi të madhe, duke i rrezikuar seriozisht ata.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse e ato të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa uniformat blu të gjendur përballë emergjencës, ndaluan rreptësisht hyrjen në fshat. Më shumë se 200 efektivë të Policisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bashkë me 10 specialistë rrethuan zonën, pasi bënë evakuimin e banorëve. Fillimisht vetë banorët kanë tentuar të bëjnë diçka për ta bllokuar rrjedhjen, por përmasat e shpërthimit ishin shumë të mëdha.

“Deshëm të ndërhyjmë. Dhjetë burra të fshatit u përpoqëm që ta vëmë nën kontroll situatën, por ishte e pamundur. Dukej e vrullshme sikur do na mbyste, me një fuqi të jashtëzakonshme. Tani, fëmijë e familje i kemi degdisur e s’dimë se çfarë do të bëhet më tej, por së paku nuk ka viktima”, ka thënë Ziso Hoxha. Ngushëllimi i banorëve është fakti se nuk ka viktima. Mësohet se shkak është bërë puna e kompanisë “Bankers Petrolium” një ditë më parë për të riaktivizuar një nga puset e fondit të ndalur.

Gazi dhe presioni i brendshëm ka bërë që ai të shpërthejë pas disa orësh, pikërisht mëngjesin e djeshëm. Dyshohet se nga presioni nëntokësor i njërit pus është infektuar edhe tjetri, i cili nuk është më shumë se 30 metra larg të parit. Madje Policia ka qëndruar në gatishmëri, pasi rrezikohej edhe një pus tjetër të shpërthente për shkak të reaksionit zinxhir nëntokësor.

Nga ana e saj, kompania “Bankers” thotë se gazi që ka rrjedhur, është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm. “Theksojmë se nuk mund të ketë ndodhur nga injektimi në shtresë, por mund të ketë ndodhur gjatë shpimit të sondës me ndonjë “kapele” gaz naftëmbajtëse. Do ngremë komision për vlerësimin e dëmeve dhe verifikimin e tyre në terren”, thanë burime të kompanisë, por nga ana tjetër, shkaqet po i heton zyrtarisht Prokuroria e Fierit. Hetimet bazohen së pari mbi faktin se pse kompania po ushtronte aktivitetin, kur ishte pezulluar prej një muaji nga Inspektorati i Mjedisit.

Prefekti i Fierit: Nafta dhe gazi jane perhapur brenda fshatit   

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushi ka deklaruar sot pas ngjarjes se situata ishte e rende dhe u moren te gjitha masat per evakuimin e banoreve, duke i bindur per rrezikun. Sipas tij, banoret jane larguar edhe forcerisht kur ka qene e nevojshme.

Pyetur nga korrespondentja e “Panorames” prefekti ka thene se ndodhet prej mengjesit ne Marinze, duke bere menaxhimin dhe monitorimin e situates se rende te krijuar.

“Shperthimi i gazit dhe naftes bruto ka marre siperfaqe te kosniderueshme ne brendesi te fshatitm, jemi duke marre masat per evakuimin e popullates, eshte thirrur shtabi i emergjences parne qarkut dhe shatbi i emergjences se komunes, forcat e FNSH, por edhe me kompanine Albpetrol dhe Bankers”- tha ai.

Sipas prefektit, shperthimi ka ndodhur per probleme teknike, qe duhet te pritet perfundimi. “Jane duke u bere proceset teknologjike, duke u marre te gjitha masat”- tha ai.  

Prefekti Bushi ka thene se vetem prane fontanes ishin 30 banesa, objekt i menjehereshem i evakuimit, nderkohe qe u kontrollua edhe shkalla e ndotjes. “Banoret duhet ta dine qe ehste domosdoshmeri largimi nga kjo pike e rrezikshme”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura