Shpërthen çisterna e naftës, 4 persona të plagosur

Feb 18, 2012 | 13:35
Foto Ilustruese

TIRANE- Lundër- Katër persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të një cisterne nafte  në momentin që po punonin me një saldatriçe.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lundër, disa kilometra nga qendra e Tiranës në vendine  njohur si “Bluri”. Cisterna njoftohet se ishte pronë e biznesit dhe shërbente për furnizimin e gjeneratorëve të lokalit dhe të kaldajës.

Sipas të dhënave të policisë dhe zjarrëfikësve, katër të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur kanë pësuar djegie në trup. Dy prej tyre janë transportuar menjëherë në spital pasi kanë marrë plagë më të rënda, ndërsa dy të tjerët janë plagosur më lehtë.

Tri zjarrëfikëse gjithashtu janë  në vengjarje, ku njoftohet se flakët janë tërësisht nën kontroll si dhe është bërë kontroll i imtëishëm në të gjithë tubacionin përcjellës.

Policia është në vengjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

 

© Panorama.al

Te lidhura