Rrjedhja e gazit, asfiksohen 15 studentë në Kukës

Feb 15, 2012 | 17:18

KUKES- Rreth 15 studentë jane asfiksuar nga rrjedhja e gazit në ambjentet e filialit te Universitetit të Tiranës në Kukës.

Studentët i përkasin fakultetit të Infermierisë, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që studentët ishin duke ndjekur leksionin normalisht.

Mësohet se të gjithë studentët nuk janë në rrezik për jetën, pavarësisht se disa prej tyre ka marrë dëmtime të rënda.

Të gjithë, bashkë me pedagogen jane transportuar menjehere per ne spitalin e Kukesit, ku po marrin edhe ndihmen e nevojshme.

Universiteti i Kukësit është  hapur në nëntor të vitit 2007, duke patur fillimisht 73 studentë, ndërsa në vitin 2011 ai numeronte 620 studentë.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura