Admir Muho, me banim në Verona është arrestuar jashtë restorantit ku kishte shkuar për të ofruar një sasi droge prej 33 gram kokaine.
Atij ju gjetën 1250 euro, ndërsa kokaina e një kualiteti të lartë ishte fshehur me kujdes në një ambalazh kuzhine.
Gjatë kontrolleve në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur kokainë dhe materiale ambalazhi. Ai dyshohet të jetë furnizuesi kryesorë i restorantit ku dhe u arrestua.











