Gjatë tre muajve të fundit, një energji ndryshe ka lëvizur në Shqipëri. Jo në klube apo skena por në rrugë, terrene dhe itinerare të papritura.

Eksperienca offroad e IQOS mblodhi pjesëmarrës në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë,
Korçë dhe Shkodër në një seri eventesh që ndërthurën konkurrencën me aventurën.
Në qendër të çdo eventi ishte një sfidë speed racing, ku pjesëmarrësit testuan
refleksin e tyre në një ambient energjik, të ndërtuar për të sfiduar fokusin dhe kohën e
reagimit.
Atmosfera ishte konkurruese, por njëkohësisht edhe sociale. Pjesëmarrësit u mblodhën, garuan dhe ndanë eksperiencën, duke krijuar një ambient dinamik që i afrohej më shumë një eventi argëtues sesa një aktiviteti tradicional.
Momenti më i veçantë, megjithatë, vinte të nesërmen. Pesë fituesit e çdo qyteti u ftuan të bëheshin pjesë e një udhëtimi offroad, duke kaluar nga ambienti i kontrolluar i sfidës në natyrën e paparashikueshme. Duke përshkuar rrugë panoramike pranë qyteteve të tyre, pjesëmarrësit përjetuan.
Shqipërinë nga një perspektivë krejt tjetër, të ndërtuar mbi lëvizjen, lirinë dhe peizazhin.
Nga pamjet bregdetare të Vlorës te rrugët malore pranë Korçës dhe Shkodrës, çdo
qytet ofroi një sfond unik. Dhe ndërsa dimri kalonte gradualisht në pranverë, peizazhi u
bë pjesë e historisë.
Ishte një ftesë për të dalë nga rutina, për të provuar diçka të re dhe për ta ndarë atë
eksperiencë me të tjerët.














