Shpallet qeveria e re, Papandreu kryeministër

Jun 17, 2011 | 9:31

ATHINE- Jorgos Papandreu mbetet kryeminister i qeverise se re greke. Shpallja e kabinetit te ri qeveritar eshte bere paraditen e sotme, brenda afatit te lene nga Papandreu per formimin e qeverise.

Nderkohe qe ne oren 13.00 me oren lokale do te behet votimi i qeverise se sapokrijuar ne parlament.

Vendimi per ndryshimin e kabinetit erdhi si domosdoshmeri pas protestave masive qe perfshine kryeqytetin grek, per masat shtrenguyese te uljes se shpenzimeve ne funksion te uljes se borxhit per shkak te krizes.

Situata kaotike u shoqerua me takime maratone te papandreut me presidentin e vendit dhe te tjere drejtues, pas te cilave Jorgos Papandreu shpalli formimin e qeverisë së re deri të premten, dhe tha se do të kërkojë një votëbesim në Parlament.

Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar rrugën që ka nisur, duke përmendur ndryshimet që kishte sjellë gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Papandreu akuzoi opozitën se përfitoi politikisht nga situata e krijuar në vend.

Kabineti i ri

Jorgos Papandreu, kryeminister
Zëvendëskryeministra
Evangelos Venizelos
Teodoros Pasnagalos

Ministër i Jashtëm
Stavros Lambinidhis
Ministër i Brendshëm
Harris KastanidhisMinistër i Financave
Evangelos Venizelos
Ministër i Mbrojtjes
Panos Beklitis
Ministër i Punës
Jorgos Kutrumanis
Ministër i Mbrojtjes Qytetare
Kristos Papucis
Ministër i Infrastrukturës
Janis Ragusis
Ministër i Bujqësisë
Kostas Skandalidis
Ministër i Zhvillimit

Mihalis Hrisohoidis

Ministër i Drejtësisë
Miltiadhis Papajoanos
Ministër i Arsimit
Ana Diamantopulu
Ministër i Kulturës
Pavlos Gjerulanos
Ministër i Shëndetësisë
Andreas Loverdos
Ministër i Mjedisit
Jorgo Papakostandinu
Ministri i Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë
Elias Mossialos
Ministria e Punëve të Detare dhe Peshkimit
Janis Diamantidis
Zëvendës/zëdhënësi i qeverisë
Dimitris Repas

© Panorama.al

Te lidhura