Shpallet konkursi për kryetarin e KQZ

Sep 4, 2012 | 11:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

arlamenti ka çelur dje zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Do zgjidhet 10 ditë pas 6 anëtarëve, nuk do jetë anëtar partie.

Parlamenti ka çelur dje zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi ka shpallur dje vakancën për titullarin e KQZ-së, duke shpallur në këtë mënyrë dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë është publikuar dhe njoftimi përkatës në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor, të miratuar me konsensus nga partitë politike. Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të administrojë në ditët në vijim kandidaturat që do të ofrohen për këtë post të rëndësishëm të administratës zgjedhore.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura