Shoqërohen në polici 10 organizatorë të grevës

Aug 21, 2011 | 11:27

BULQIZE- Një ditë pasi minatorët e Bulqizës kanë lënë grevën e urisë, policia e Bulqizës ka bërë shoqërimin e 10 minatorëve në polici. Të ndaluarit akuzohen për organizmin e grevës 27- ditore.

Mes të ndaluarve janë edhe kreu i Sindikatës së minatorëve, Dilaver Përkoca dhe ai që ka kryesuar grevën në 27 ditë, kryetari i grevës Luan Nika.

Minatorët kanë paralajmëruar sërish protesta dhe greva, në rast të mos mosmbajtjes së fjalës nga ana e kompanisë ACR, e cila ka pranuar plotësimin e pjesës më të madhe të kërkesave të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura