BRIDIZI- Një shpërthim në hyrje të Institutit Profesional të Shërbimeve Sociale “Morvillo-Falkon” në Brindizi ka shkaktuar vdekjen e një vajze dhe ka plagosur disa të tjerë.
Ndër të plagosurit, më ‘serioz’ është rasti i një vajzë 16 vjeçare. 16- vjeçarja është në gjendja serioze, pasi është e traumatizuar dhe ka pësuar djegie të forta në pjesën më të madhe të trupit.
Pesë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa tre të tjerë raportohet se kanë djegie në 40% të trupit, ku njeri prej tyre mësohet se ka pasurar fraktura të rënda duke dëmtuar gjymtyrët e poshtme.
Viktima është identifikuar si, Melissa Holland, 16 vjeçe. Edhe 16- vjeçarja tjetër e plagosur rëndë në momentin e shpërthimit ishte shumë afër me viktimën.
Dy bombola gazi, të vendosur ndoshta mbi një orë me zile, kanë qenë vendosur në një mur pranë portës së shkollës së mesme të Brindizit. Shpërthimi përfshiu studentët të cilët sapo kishin dalë nga autobusi dhe po i drejtoheshin hyrjes së shkolllës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
© Panorama.al











