TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ne parim projektligjin per rishikimin e buxhetit, duke i hapur keshtu rrugen kalimit te detajuar ne komisionet perkatese.
Ne fund te seances se sotme, me 73 vota pro, asnje kunder e asnje abstenim maxhoranca ka votuar pro ndryshimeve, qe perkojne me shkurtime te ndjeshme te shpenzimeve ne nje sere institucionesh, me shumice te pavarura.
Mblidhet grupi i PD
Nderkohe qe Kuvendi pritej te miratonte rishikimin e buxhetit, qe konsiston ne shkurtimin e tij ne nje sere zerash, grupi parlamentar i Partise Demokratike eshte mbledhur ne pushimin e seances plenare per te diskutuar me keto ndryshime.
Ne nisje te seances se sotme te Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka kerkuar ne emer te grupit qe drejton nje pushim per te diskutuar me deputetet disa ceshtje qe i tajojne ketij rishikimit te buxhetit per vitin ne te cilin jemi.
Kerkesa eshte pranuar dhe deutetet jane mbledhur ne nje takim qe nuk ka zgjatur shume, per t’u rikthyer serish ne seance. Sipas kreut te Financave, Ritvan Bode, rishikimi i buxhetit eshte domosdoshmeri per te ruajtur treguesit, per te vijuar rritjen e pagave, pensioneve dhe per te mbajtur te parritur shifren e borxhit, diktuar me force nga ana e FMN-se.
© Panorama.al











