Shkurtimet buxhetore, vazhdojnë protestat e dhunshme në Athinë

Jun 29, 2011 | 12:32

ATHINE- Përleshjet kanë nisur edhe sot në Athinë në mes të policisë dhe protestuesve të cilët ishin duke shkuar në drejtim të parlamentit ku pritet votimi i shkurtimeve të reja buxhetore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se ligji i ri që do sigurojë 28 miliardë euro nga shkurtimet e reja buxhetore duhet patjetër të miratohet që të zhbllokojnë kistin e radhës të kredisë 110 miliardëshe për Greqinë.

Sindikatat janë kërcënuar se do të bllokojnë hyrje daljet në parlamentin grek me qëllim që të ndalojnë miratimin e masave të reja të shkurtimeve buxhetore.

 

© Panorama.al

Te lidhura