Mijëra shqiptarë protestuan dje në Shkup kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin “Monstër”, duke i bërë ata përgjegjës për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Mes protestuesve ishin shumë të rinj. Sipas agjencisë INA, ata kërkonin nëpërmjet thirrjeve të tyre “Drejtësi dhe Liri!”, “Ndal terrorit shtetëror!”, “Ndal diskriminimit dhe aksioneve antishqiptare!”, etj. Pranë gjykatave në Shkup ishin vendosur qindra forca speciale të Policisë. Protesta kaloi e qetë dhe pas disa orësh protestuesit u shpërndanë në drejtime të ndryshme, pasi ndaluan pak çaste dhe brohoritën pranë komunës së Çairit.











