SHKUP- Ministria e Arsimit në Maqedoni po shqyrton mundësinë e shtyrjes së fillimit të vitit shkollor 2011/2012 për shkak të temperaturave të larta.
Nga kjo ministri kanë deklaruar se po ndjekin situatën lidhur me valën e të nxehtit që ka përfshirë vendin dhe se brenda kësaj jave do të informohen nxënësit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka deklaruar se në rast se do të vazhdojnë temperaturat e larta, ministria dhe komunat duhet të mendojnë për shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor.
Viti i ri shkollor sipas afateve kohore do të fillojë ditën e enjte, ndërsa edhe gjatë kësaj jave dhe gjatë muajit të ardhshëm janë paralajmëruar temperatura të larta.
Temperatura e larta, ekspozimi i fëmijëve në diell si dhe shkollat po kushtet e aklimatizimit janë disa arsye që kanë shtyer Ministrinë e Arsimit të mendoj për shtyerjen e fillimit të vitit shkollor. (INA)
© Panorama.al











