Shkup, konstituimi i Parlamentit deri të shtunën

Jun 22, 2011 | 9:45

SHKUP- Deri të shtunën është afati përfundimtar për mbledhjen e përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

Kryetari i Parlamentit në detyrë, Trajko Veljanovski sot me deputetët e 5 partive që kanë fituar mandate deputetësh pritet të saktësojnë mbajtjen e seancës.

Në përbërjen e re parlamentare, VMRO-DPMNE do të numërojë 53 deputetë dhe 3 deputetë të diasporës, LSDM 42 deputetë, BDI 15 deputetë, PDSH 8 deputetë dhe RDK 2 deputetë. Dy partitë VMRO-DPMNE dhe BDI po vijojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar dhe në rast marrëveshje ato numërojnë një maxhorancë prej 71 deputetëve.

Media opozitare kanë hedhur idenë edhe për mundësinë e një Qeveria të mandatar nga Lidhja Socialdemokrate opozitare (LSDM) me të gjitha partitë shqiptare, në rast se do të dështonin negociatat midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Në këtë mënyrë, maxhoranca tjetër do të përbënte 67 deputetë. Formimi i Qeverisë do të jetë deri në fillim të muajit gusht, kur menjëherë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri i deritanishëm, Nikolla Gruevski do të marrë mandatin nga presidenti Gjorgji Ivanov për të formuar kabinetin qeveritar. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura