Bisedimet VMRO-DPMNE – BDI do të vazhdojnë

Aug 26, 2012 | 10:16

SHKUP- Anëtarët e Komitetit qendror të VMRO-DPMNE janë informuar për takimin e mbajtur midis kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

VMRO-DPMNE ka mbajtur mbledhje të rregullt të Komitetit qendror ku është biseduar për më shumë tema dhe çështje aktuale.

Siç kanë njoftuar kjo parti, Komiteti qendror është informuar për gjendjen e re pas aktit të Sllupçanit, raporton Pess24.  Sipas kesaj media, për këtë arsye anëtarët e Komitetit qendror janë informuar për takimin e mbajtur midis kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Nga partia e Gruevskit është theksuar se do të vazhdohet me politikën parimore, ndërsa bisedimet midis partisë së tyre dhe BDI-së do të vazhdojnë edhe për periudhën e ardhshme.

 

© Panorama.al

Te lidhura