Tronditet Tirana, dy vrasje brenda pak orësh

Feb 2, 2012 | 21:35

TIRANE- Tirana është tronditur nga dy vrasje në harkun kohor të pak orëve mbrëmjen e së enjtes.

Një vajze 24 vjecare eshte vrare gabimisht tek “Komuna e Parisit” në kryeqytet, teksa po hynte ne lokal me te fejuarin per te pire nje kafe.

Objekt i atentatit sipas te dhenave te para ka qene i fejuari i saj, Aleksander Gocaj, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë që pak orë më parë ishte ekzekutuar me 3 plumba vetëm pak metra larg shtëpisë një farmaciste 35- vjeçare në Shkozë.

Lidhur me vrasjen tek Komuna e Parisit ende nuk ka shumë të dhëna për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndersa viktima sipas policisë eshte nje femer. Policia mësohet se është në vengjarje ku ka nisur hetimet.

Më herët një grua rreth 35- vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar në Shkozë, Tiranë

Policia identifikoi menjëherë viktimën, Eleni Basho, e cila gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Viktima mesohet se ka qene me profesion farmaciste, dhe ne momentin qe eshte qelluar ka qene duke i kthyer nga puna. Gjithnje sipas te dhenave paraprake mendohet se kane qene dy personat te cilët kane akzekutuar 35- vjeçaren.

Sipas të dhënave të para mendohet se gruaja është qëlluar me 3 plumba.  Paqartesi te shumta shoqerojne ngjarjen, pasi mesohet se viktima eshte qelluar pak metra larg shtepise se saj, dhe ne ate moment nuk ka patur asnje person ne shtepi. Policia ende nuk ka nje piste zyrtare per ngjarjen, ndersa po  heton per zbardhjen e plote te saj.

© Panorama.al

Te lidhura