“Shkova në Mekë dhe u kënaqa, pashë shumë njerëz paqësorë” Ben Blushi shpjegon si lindi romani “Jam Mysliman”: Në Arabi nuk më zuri syri njerëz të frustruar si islamikët e Shqipërisë

Nov 13, 2025 | 16:47

Shkrimtari Ben Blushi foli mbi romanin e tij më të ri “Jam Mysliman” mesditën e sotme në News24 me moderatoren Ola Bruko.

blushi ben

Blushi shpjegoi se si lindi ideja e këtij romani, duke ndërthurur dhe një histori të tijën gjatë një udhëtimi në Arabinë Saudite, ku pati mundësinë të vizitone vendin e shenjtë për besimtarët myslimanë, Mekën.

“Personazhi qëllon që shkon në Mekë si shkrimtar dhe aty ka një lloj magnetizmin nga Islami. Në fund detyrohet dhe bëhet mysliman. Kam shkuar vetë në Mekë.

Shkova në Arabi i ftuar në një panair libri. Qyteti ishte shumë afër Mekës. Do shkoja në çdo ven të shenjtë që do kisha afër. Pse jo në Mekë? Feja që ka lindur atje ka ndryshuar totalisht historinë e këtij planet. Shkova e pashë. Si një njeri kurioz, shkrimtar dhe për të bërë fotografi, bëj shumë fotografi. Dhe u kënaqa. Pashë njerëz shumë paqësorë. Ka shumë paqe.

Në libër ka disa faqe fantastike për Mekën. Kam thënë aty që njerëzit aty janë të zhveshur nga të gjitha të këqijat tokësore, nga oreksi, nga epshi, zilia nga konkurrenca e keqe, nga nevoja për pushtet. Aty zhvishesh. Ndjeva një bashkësi njerëzish të barabartë që nuk kishin asnjë mendim të keq.”

Blushi shton se në Mekë nuk e pengoi kush të futej dhe se aty gjet njerëz shumë paqësorë, por gjithçka e vizitoi si njeri i letrave dhe kulturës dhe jo si besimtar.

“Mua smë pengoi. Nuk të kërkojnë te dera pasaportë fetare. Sipas rregullit, njerëzit që nuk janë mysliman nuk duhet të shkojnë aty. Mua smë pengoi njeri. Unë mendoj që të bën mirë të shkosh, për të kuptuar diçka tjetër. Personazhi e kishte jkëtë merak, dhe nuk e bëri atë ritualin. Kam shkuar në kisha shumë, në xhami por nuk kam pse falem. Shoh arkitekturën.”

Më tej vijon se nuk ndjehet i frikësuar se ka shkruar një libër të tillë.

“Nëse kam frikë duhet të keni gjithë ju frikë. Nëse njëri cenohet për atë që mendon dhe thotë, duhet të ketë frikë. Çfarë krimi kam bërë, pse duhet të kem frikë? Kam shrkuar një roman që tregoj historinë e një burri që në rrethana të caktuar u bë mysliman. Po të kisha shkruar Jam i krishterë, duhet të kisha pasur frikë?”

Sipas tij një grup i vogël fanatikësh islamikë janë mbyllur në guackën e tyre dhe shohin me kërcënim çdo gjë jashtë saj.

“Jetojnë në një paranojë, janë futur në një guackë ideologjike dhe brenda së cilës nuk e njohin më realitetin ku jetojnë. Bota ndryshon, ata nuk ndryshojnë. Ata janë brenda guackës dhe gjithçka jashtë i duket e rrezikshme. Në Arabinë Saudite ka ku e di unë, 40 mln myslimanë. Nuk pashë njerëz kaq të frustruar se sa këta që shoh këtu, islamikët e Shqipërisë. Janë racë e veçantë. Janë një rreth njerëzish që jetojnë me njëri tjetrin. Dhe kushdo që futet brenda tyre i duket armik. Ata nuk e pranojnë, ata thonë pse u bëre mysliman pa lejen tonë.”

Në fund, sqaron dhe se si gjeti botuesin e librit, pasi dy të tjerë para tij e kishin refuzuar nga frika.

“Pse duhet të bëjë keq atyre?  Jam mësuar, kam 30 vjet që shahem fyem mallkohen. Nuk kam pse i bëj keq. Mua më vjen keq që libri nuk po gjykohet artistikisht. Libri është refuzuar nga dy botues, por gjeta një botues. Patën një lloj droje. Patën frikë se sulmet, poshtë çadrës sime do merrnin edhe ata ca gurë.”

© Panorama.al

Te lidhura