Shkollat e larta, shtohen 200 kuota të reja pranimi

Aug 11, 2011 | 11:19

Në universitete do të pranohen rreth 200 studentë më shumë.Qeveria bëri dje një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Ministrave “për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2011-2012”, “Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2011–2012, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, janë 25 363, të ndara sipas programeve të studimit”, thuhet në vendim. Në atë të mëparshmin, numri ityre ishte 25183. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë do të jenë përkatësisht 24 643 nga 24 583 të miratuara më parë. Mbeten të njëjtat kuota për program të dytë studimi dhe për transferim studimesh me përkatësisht, 200 dhe 300  kuota. Po kështu edhe kuotat për shtetasit e huaj janë parashikuar 220. “Kandidatët fitues, që vijnë nga shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2011-2012, 3 ( studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë) në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në akte nënligjore dhe në statutin e rregulloret e tyre.

41 mije
maturantë kanë plotësuar formularin A2, duke u bërë kështu pjesë e konkursit për në shkollat e larta.Fituesit shpallen më 5 shtator.

25363 studente
do të pranohen  në shkollat e larta publike për vitin akademik 2011-2012. Në atë të mëparshmin, numri ityre ishte 25183.

 

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura