Shkolla në Qesarakë,Berisha:Gjithçka për arsimin

Sep 12, 2012 | 9:44

Kryeministri Sali Berisha, i pranishem sot ne inaugurimin e nje eshkolle 9-vjecare ne Qesarake, ka perseritur angahzimin e qeverise qe drejton per te bere gjithcka per arsimin dhe infrastrukturen shkollore.

Berisha, duke folur para nxenesve dhe atyre qe ishin te pranishem ne kete ceremoni deklaroi se “qeveria do të bëjë gjithçka për ndërtimin në këtë komunë me popullatë të madhe dhe të re të një sistemi shkollor dhe kopshtesh ndër më modernet”.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj shkolle do të vijojë me ndertimin e shkollës së mesme dhe ndërtimin e shkollave të tjera në zona të tjera të komunës.

“Për ne si qeveri, shkollimi juaj është përparësia më e madhe është çështja më serioze. Ndaj dhe jemi të vendosur që ju të shkolloheni sa më mirë dhe në standartet e bashkëmoshatarëve tuaj në vendet e zhvilluara të Europës”- tha Berisha, duke kujtuar se arsimi mbetet prioritet i qeverise.

“Arsimi mbetet çështja më kryesore. Ne jemi të vendosur se në konsolidimin e këtij sistemi mbetet shumë punë për t’u bërë, por ndihemi krenar se në një hark kohor prej 7 vjetësh ne kemi arritur nivelin e vendeve të zhvilluara përsa i përket numrit të nxënësve të cilët vazhdojnë shkollën e lartë” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura