Bijtë dhe bijat e krahinës së “Kudhës Grehotit”, por edhe përtej asaj harte, deri në vitin 1971 e ndiqnin shkollimin e 7-vjeçares në shkollën 7-vjeçare, por dhe atë të sistemit 8-vjeçar, në shkollën e Sevasterit. Kjo deri edhe në ditët e shkollës së mesme, e nisur në vitin 1976, po në bankat e asaj shkolle, ndër të rrallat dhe më të parat e Vlorës, pot edhe me ato të vendit… Vite më parë, mësuesi organizator dhe pasionant, Llambro Leka, me kinooperatorin Ëngjëll Hasho në aktivitetet kulturore-artistike, të shkollës 9- vjeçare “15 Tetori”, në qytetin e Vlorës, e ngrinin zërin nga qendra e zërit, kur vinte në radhë kënga: “Sevaster-Kudhës Grehoti, o vënd i bekuar nga Zoti”! Si për të na përshëndetur ne, për të kënaqur veten, pse jo dhe gjithë bashkorigjinasit dhe bashkëqytetarët… I falënderojmë… Edhe kënga bën këmbë dhe na “shpie lehtë” në vendorigjinën tonë, atje ku “na ka bërë koka dëng”.
Na kthen prapa në kohë, na kujton gjithçka, por mbi gjithçka në kohën e kulmimit të historisë, së Pavarësisë dhe të Çlirimit, na shpie tek rruga e vështirë e Abetares, kudo edhe në këto anë… Rruga e përshkuar nga 7 Marsi i vitit 1878, nga Korça, kur e ku u çel shkolla e parë shqipe, drita e syve e shqiptarëve dhe deri në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, nga themeluesi i shtetit shqiptar, Isamil Qemali, më 28 Nëntor në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë, nëpër gjithë atdheun tonë të gjymtuar dhe të rrënuar, mori rrugën Abetarja, duke trokitur në çdo krahinë, e në vatrat e varfra shqiptare, ku u prit krahëhapur, për hapjen e syve, të sy mbyllurve, edhe nëpër rrugët e krahinës së “Kudhës Grehotit”, të Labërisë së Vlorës etj.. Interesi i pushtuesve, të huajve ishte të mbanin popullin në errësirë, të panxënë e të pangrënë, sepse kështu e kishte të lehtë sundimin e tij.
PËRPJEKJET
Një popull i paditur sundohet lehtësisht! Përpjekjet dhe lufta për çeljen e shkollës kanë qenë pjesë e luftës për të siguruar Lirinë dhe mëvetësinë edhe për këtë krahinë, të njohur në gjithë zhvillimet historike, përgjatë harkut kohor të ekzistencës së saj e quajtur “Kudhës Grehot” përpara vitit 1945, Sevasteri, i rreshtuar dhe shënuar ndër krahinat e shquara dhe me kontribute në gjitha etapat e zhvillimeve të historisë së Vlorës dhe të vendit. Edhe në përhapjen e gjuhës shqipe dhe çeljen e shkollës së parë në këtë trevë, ndër 10 shkollat e para në qarkun e Vlorës, ku përmblidhte mbi 9 fshatra, në kufijtë e Vlorës me Tepelenën dhe Mallakastrën, shënohen në memorien e njerëzve përpjekjet për nisjen e shkollës së parë rreth viteve 1908 dhe të shënuar në faqet e historisë, hapja e shkollës së Sevasertit evidencohet në vitin 1911, e transmetuar brezave dhe e shënuar në faqet e historisë, madje të hedhur dhe në rreshtat e shtypit të kohës.
Më 1851 Porta e Lartë ndërmori një sërë reformash, duke zëvendësuar pashallëkun me administratën e rregullt shtetërore. Ajo suprimoi sistemin feudal, ushtarak, i cili ishte shthurur krejtësisht gjatë rezistencës së pashallëkut me një sërë reformash, duke e zëvendësuar pashallëkun. Timarlitë dhe zaimët nuk konsideroheshin si më parë, zotërues të tokave, të fshatarëve, por vetëm nëpunës tragambledhës vjetore. Me gjithë rregullat e vendosura dhe shtypjen që ndërmorën më egërsisht, funksionarët turq nuk vendosën dot rregullin, autoritetin e tyre dhe nuk guxuan të vinin asnjë taksë. Dhe në mars të vitit 1833 shpërthejnë kryengritjet, në krahinat e Mallakastrës, Kurveleshit, Mesaplikut, si dhe në krahinën e Kudhës-Grehotit, nisën të organizuara në grupe e çeta, ku vranë dhe nëpunës turq, xhelepxhinj dhe përgatiteshin për të sulmuar garnizonet, në pashallëk. Kjo luftë mori karakter antiperandorisë turke, por edhe shoqëror, antifeudal, e shprehur dhe e transmetuar në këngët e popullit:
“Çfarë do bëjmë more xhan,
Dushmani kërkon nizam,
Nizam e xhelep s’ka,
Se është vendi fukara…
Mbretit s’ja kemi takanë,
Me xhelep e me nizam,
Me asqer e tanziman”…
KUNDËRSHTITË
Të gjitha kundërshtitë ndaj ligjeve turke, shtypjes e shfrytëzimit, prapambetjes, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, kishin nxitur veprimet e shpeshta të ekspeditave turke dhe kishin ngritur kurbën e urrejtjes, të shoqëruara me aksione, kundërshti të hapura deri dhe në kryengritje më armë në dorë edhe nga banorët e hershëm të këtyre anëve.
Gjithë këto ngjarje u bënë një burim frymëzimi për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve dhe bënë të ngriheshin për të kërkuar hapjen e shkollave, mësimin dhe shkrimin në gjuhën amtare. Perandoria osmane e kishte të ndaluar rreptësisht, madje kush kapej me ndonjë abetare ilegale, dënohej me burgosje dhe në internim. Edhe në krahinën e Sevasterit, kishte në kohë burra me mend, intelektualë të shkolluar, jashtë vendit në Janinë, Stamboll, në Itali, etj. Sigurisht mësimin nuk e kishin marrë në gjuhën shqipe, por ata dinin, po dhe e donin dhe tek të tjerët shkrimin e gjuhës amtare, synonin e luftonin të përhapnin Abetaren kudo ku flitej shqip, ku këndohej e qahej shqip, ku ishin trojet shqiptare… Kjo elitë e rrallë vepronte të zgjonte ndërgjegjen, t’u mësonte gjuhën e shkruar edhe njerëzve, në atë kohë dhe në këtë krahinë të cilët vepronin në kushte të rënda të shtypjes dhe terrorit. Të frymëzuar dhe të nxitur nga “Kongresi i Manastirit” dhe përpjekjet e “Klubit Labëria”, Vlorë, për të hapur dyert e shqipes, patriotët e krahinës së Kudhës Grehotit, hapën shkollën e parë shqipe, një ndër të parat në 10 shkollat e historikut të Vlorës.
PATRIOTIZMI
Burrat e shquar të Sevasterit, me intelektualin dhe patriotin e shquar Qazim Hoxha, me gjithë presionin e madh të pushtetit perandorak, çelën shkollën e parë shqipe ilegale të krahinës në vitin 1911. Por, edhe mësuesi Sheh Mehmeti, ose Mehmet Beqiri zë vendin e nderit në çeljen e së parës shkollë dhe në librin e autorit Xhemal Selami, i cili ka mbajtur shënim dhe ka pasqyruar historikun e shkollës në librin e tij: “Abetarja në udhëtim”… Mësuesi i parë dhe themeluesi gjithashtu i shkollës së Sevaserit me kërkesën e tij dhe vullnetin e gjithë fshatit, u vendos Qazim Hoxha. Shkolla ku nisi mësimi në këtë fshat, ishte shtëpia e po mësuesit Qazimit Hoxha. Bujaria dhe patriotizmi i këtij njeriu, i cili ishte shkolluar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, mundi të vihej përballë rrezikut dhe nisi mësimin e gjuhës shqipe me 18- 20 nxënësit e parë.
Si vende për të ndenjur nxënësit si; banka, kishin rrogozët dhe qylymët e kohës. Dhe për të shkruar kishin dërrasën e zezë! Në fillim për t’i shpëtuar represionit turk mësimin e zhvillonin edhe në gjuhën turke, duke u thënë edhe autoriteteve se do të jepnin mësimin në gjuhën turke. Pra, dhe gjuha turke vazhdoi deri në ditën e shpalljes së Pavarësisë; si primare, ndërsa në ilegalitet zhvillohej gjuha shqipe. Mësuesi megjithëse kishte marrë lejen për gjuhën turke, në ilegalitet të thellë, zhvillonte mësimin e shqipes natën, nën dritën e kandilit. Kishte siguruar në rrugë të ndryshme edhe 50 copë Abetaret e para, duke ua shpërndau nxënësve të shoqëruar me porositë që t’i mbanin në sekret të plotë dhe të mësonin vetëm natën. Dhe më vonë shkolla e transferua dhe u transformua në 5-vjeçare.
Në këtë shkollë nxënësit bënin 5 klasë dhe merrnin dëftesën e pesëvjeçares. Pas mësuesit dhe themeluesit e parë të shkollës së Sevasterit, Qazim Hoxha, kanë dhënë mësim dhe kanë lënë kontributin dhe emrin duke nxjerë breza nxënësish që kanë bërë emër edhe për shkollën dhe krahinën, kanë qenë: Zenel Muço nga Gjirokastra, Sadik Çobani nga Vajza, Xhemil Duka nga Vranishti, Emin Çiftja nga Elbasani, Harrilla Panajoti nga Himara, Rahim Hamo nga Gjirokastra, si dhe mësuesi i merituar dhe i nderuar nga kjo krahinë (Shkoza) Resmi Ramo, me kontribute sipërore si në shkollën e Sevasterit, por dhe në atë të arsimit të Vlorës, madje i njohur, nderuar dhe i vlerësuar me tituj më të lartë, për kontributin e zhvillimit të arsimit shqiptar… Mësuesit e njohur Remzi Ramo dhe Harilla Panajoti drejtuan edhe “Konferencën e Parë të Arsimtarëve të Sevasterit” në vitin 1944, ku dhe referuan përpara 70-80 delegatëve të ardhur nga Fieri, Mallakastra, Himara, Topalltia, Lumi i Vlorës, e cila hodhi piketa për zhvillimit e mëtejshëm të arsimit shqiptar! “Seksioni arsimit, sipas udhëzimeve të qeverisë dhe Konferencës së Sevasterit të 20 tetorit 1944, hapi kurse 3 e 9-mujore.
Harrilla Panajoti, shef i seksionit të arsimit për Vlorën, Fierin, e Mallakastrën, në vitet 1944-1949, për nevojat urgjente të hapjes së shkollave, përzgjodhi djem e vajza për mësues për arsimimin e brezit të ri dhe luftën kundër analfabetizmit”, – shkruan në librin e vet autori i njohur Asqeri Llanaj. Mësuesit që kanë dhënë mësim dhe kanë lënë gjurmë në historikun e shkollës së Sevasterit shënohen edhe: Nuro Ahmetaj, Emin Sofia, Zenel Hoxha, Zenel Muço Gjirokastër, Ali Çinari Durrës, Teodor Haxhijakovi Elbasan, Stavri Petriti- Gjirokastër, Gjinovefa Çakërri-Tragjas, Makbule Baholli-Elbasan, Maliq BalaGjirokastër, Burhan Çiraku-Durrës, Ruzhdi Çiftja e Jalldyze ÇiftjaElbasan etj.. Burrat e fshatit, pleqësitë kur kishin probleme për zgjidhje, thoshin: “Dale të pyesim mësuesin dhe u drejtoheshin mësuesve të shkollës ku dhe gjenin rrugëzgjidhjen e halleve të tyre. Shkolla e Sevasterit u bë një ndër shkollat e dëgjuara dhe mori një nam të madh për cilësinë e përgatitjes së nxënësve, sidomos në lëndët e Matematikës dhe të Gjuhë-Letërsisë. Gjithë nxënësit e dalë nga kjo shkollë janë shquar për një bukurshkrim të veçantë. Më tej mësimet vazhduan të zgjeroheshin, po dhe prurjet e nxënësve gjithashtu.
ZHVENDOSJA
Pas 22 vjetësh, në vitin 1933 shkolla u zhvendos në qendër të fshatit, aty ku është ndërtesa e vjetër, tradicionale me një arkitekturë moderne, e ndërtuar me këmbënguljen dhe me kontributin e banorëve sevasteriot. Vitet rrjedhin në shtratin e tyre: Edhe shkolla e Sevasterit: “Qani Nuredini”, e më vonë e tashmë “Qazim Hoxha”, ngjiti shkallët e karrierës nga fillore, në 5 klasë, në 7, dhe në 8 vjeçare deri dhe në shkollë e mesme. Shkolla me projekte të plotë sa dhe të lakmueshëm, ka nxjerrë me dhjetëra e qindra breza të shkolluar nga gjithë krahina përfshirë: Sevasteri, Golimbasi, Dushkaraku, Shkoza, Mazhari, Ploça, Lezhani, Amonica, Vajza, e deri nga Mallkeqi, po edhe nga Gorishti kanë qenë bijë të këtyre fshatrave që kanë mësuar dhe kanë lënë emrin dhe nostalgjinë përjetësisht edhe për atë konstruksion shkolle me çati, me tjegulla të kuqe, klasat e dyert e rralla, për mësuesit, shokët, rrugët dhe zilen, rreshtimin e qindra e qindra nxënësve përpara oborrit të saj dhe në shkallët e shkollës e vendosur çdo mëngjes gjithë trupa mësimore dhe komandantët e shkollave, të radhës: Bastri Likaj, Ismail Shametaj, Hakim Aliaj etj., etj., para e pasardhës, i paraqisnin forcën drejtorit të shkollës… Dhe qindra e qindra nxënës në rresht për dy, futeshin nëpër klasat e fillores, 7 e 8-vjeçares, por dhe të shkollës së mesme. Nga shkolla 7-vjeçare dhe 8-vjeçare e Sevasterit vareshin edhe shkollat fillore e Shkozës, Mazharit, 2 shkollat e Dushkarakut, e Lezhanit, Ploçës, e Amonicës, Mallkeqit…
Nga matura e parë e shkollës 7 vjeçare Sevaster, prej vitit 1946-1949, shënohen si nxënës të dalluar edhe bijtë nga Dushkaraku, që kanë vazhduar dhe kanë mbaruar shkollën, 7-vjeçaren e parë: Çuman Llanaj dhe Astrit Xhelilaj. Matura e shkollës e viti 1951-1954: Ali Xhelilaj, Bashkim Gjonaj, Veli Veraj etj.. Në vitin mësimor 1976-1977, shkolla u zgjerua në shkollë e mesme. Sërish në këtë shkollë vërshuan edhe studentët e parë nga gjithë fshatrat përreth si nga: “Shkoza, Dushkaraku, Mazhari, Ploça, Amonica, etj. Shkolla e Sevasterit ishte si një Univers, me një pjesëmarrje të gjerë, e cila jepte mësim tri brezave njëherësh, ose tri klasat e para: Pra shkolla e ditës, klasat e mbrëmjes, si dhe ndjekja e mësimeve me korrespodencë. Shkolla e parë e mesme u çel në vitin 1976- 1977 me drejtorin e parë Nikollaq Qirko, i cili ishte dhe mbeten në memorien e njerëzve, të nderuar dhe i respektuar. Në shkollën 7- vjeçare të Sevasterit që nga lagjja “Pronevik”, nëpër rrugë korie dhe gati 1 orë e ca larg, kanë shkuar dhe mbaruan atë shkollë edhe bijat nga Dushkaraku: Fati Koçiaj, Xhiko Memaj, Shaqe Shanaj… Dhe këtë fakt e kujtonte pas mese 50 vjet edhe miku ynë: Enver Jonuzaj, teksa kthente kokën pas në vite, në këtë shkollë dhe mbante të shënuar edhe këto bija të Dushkarakut…
BREZAT
Shkolla përgatiti maturantët e parë prej të cilëve i dhanë dhe lanë emër vetës dhe shkollës si: Antoneta Selamaj, Alie Murati, Burbuqe Kapaj, Dafina Fakaj, Silvana Rrokaj, Teuta Likaj, Pandeli Binaj, Bujar Rrapaj,Tefta Binaj, Ferjat Sinanaj, Sofo Llanaj, Hyqmet Devollaj, Luiza Telharaj, Hyso Rrapaj, Ahmet Llaçaj, Isuf Kamberaj, e deri tek Erjal Selamaj, një pasues dhe frymëzues nga paraardhësit dhe për pasardhësit… e qindra e qindra nga e gjithë krahina, të cilët ngjitën shkallët e karrierës në universitetet e vendit, por edhe në universitetet, e botës, të jetës dhe në jetë. Në shkollë bijtë e bijat e këtyre anëve, merrnin nga gjuha e mësuesve edhe dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, ndonëse dhe nga fshatra të ndryshme dhe e transmetojnë atë brezave. Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë shumë figura të njohur me kontribute të shquara si në ditët e Luftës Çlirimtare, në ndërtimin, rindërtimin e vendit, po dhe në përfaqësimin e vendit në diplomacinë shqiptare.
Në amfiteatrin e shkollës mbeten të shënuar figura të shquara si:Rrapo Çelo, Skënder Velo, Reiz Xhelilaj, Tofik Xhelilaj, Nazif Nuredini, Resmi Hoxhaj… si komandantë e komisarë, luftëtarë për çlirimin e vendit, por edhe të pas çlirimit. Po ashtu si diplomatë të shquar të vendit kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle: Lik Seiti, Ali Imeri, të ndjekur nga pasardhësit e tyre në kohë; Vladimir Xhelilaj, Xhevat Lamaj, Andi Mahilaj, etj.. Armata e madhe i bijve, nxënës dhe mësuesit e dalë nga kjo shkollë: Mësuesit edhe nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth janë me qindra dhe në pa mundësi, po përemendim fare pak prej tyre: Xhevdet Mahilaj, Xhemal Selamaj, Lalote Lulja, Gjino Selamaj, Batjar Sulçaj, Razie Allushaj, Elham Kanaj, Sadete Hoxhaj, Syrja Rrapaj, Eqerem Islami,Tasim Mahilaj, Idai Lamaj, Mitat Tafilaj, Gëzim Hyskaj, Idajet Sinanaj, Beshir Murataj, Azem Begaj, Dushan Murataj, Mjaftime Xhelilaj, Flora Dalanaj, Zhaneta Hoxhaj, Eliona Tragaj, Vakie Grabovaj, Tomor Jonuzaj, Tozo Tozaj… Dhe lista është e pafundme me emrat mësuesish, të cilët kanë qenë edhe nxënës dhe janë bërë mësues nga kjo shkollë… Më të shumtë janë mësuesit që kanë punuar, kanë dhënë mësim në këtë shkollë ndër vite dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme si: Kujtime Tafilaj, Antigoni Kokuri, Margarita Xhelilaj, Kastriot Fallanaj, Shpëtim Xhyeriaj, Thoma Lame, Irini Stefa, Pandeli Stefa, Jorgo Bifsha, Xhuliana Gega, Astrit Xhelilaj, Sezai Habazaj, Nikollaq Neranxi, Sevasti Gjini, Silurian Habazaj, Fatbardha Deromemaj, Telemak Gjoka, Andrea Petromilo, Ferhat Liçaj, Llambi Karanxha, Durim Alushaj, Nikollaq Qirko, Reshat Caushaj, Lefter Dhimgjoka, Llukan Lleshi etj.. Plejada e mësuesve nga fillore, në 5-vjeçaren, 7 dhe 8-vjeçaren, deri dhe në shkollën e mesme ka nxjerr një armatë të madhe specialistësh dhe kuadrosh të të gjithë fushave: diplomatë, nëpunës, specialistë, mjekë, inxhinierë, agronomë, gazetarë, mësues, ekonomistë, financierë, ushtarakë dhe deputetë si: Manxhar Binaj, ish-kapiteni i transoqeanikut të parë shqiptar: “Vlora” Resmi Shametaj.
Kuadrot dhe drejtues të shumë specialiteteve me zë në Vlorë dhe në vend si: Çuman Llanaj, Çuman Canaliaj, Isa Xhaferi, Çuman Hoxha, Dane Binaj, Hadër Hoxhaj, Dalip Fejzaj, Reuf Palaj, Pelivan Koçiaj, Shamet Fyraj, Nazif Dalanaj, Petrit Xhaferaj, Shyqyri Llanaj, Ali Xhelilaj, Laver Hoxhaj, Astrit Xhelilaj-(ish-nxënës dhe ish-drejtor i shkollës), Nadime Xhelilaj, Reshat Gjonaj, Bexhet Shanaj, Skënder Canaliaj, Agim Binaj, Metlli Deraj, Lumturi Dalanaj, Xhane Dëraj, Bastri Likaj, Hakim Aliaj, Agron Xhaferaj, Bastri Gjonaj, Ajen Grabovaj, Lavdosh Hoxhaj, Vrazhdo Zenelaj, Kastriot Mahilaj, Ismail Shametaj, Fatbardha Allushaj, Izet Tragaj, Shezie Beqiraj, Avdul Shehaj, Sulçe Mahilaj… Vitet do të kalojnë dhe do të ruajnë në memorien e tyre, të njerëzve dhe të pasardhësve, të kohës dhe do të mbetet e shënuar, madje duhet pasuruar edhe kjo pjezës e historisë së kësaj krahine, si plotësim edhe i historisë së vendit! Shkolla 8-vjeçare e Sevasterit është derë hapur, po edhe dritë hapur, duke përmbledhur në bankat e saj shumë bijë e bija nga shumë fshatra të krahinës, edhe në këto vite të vështira, e drejtuar nga biri i çmuar, i krahinës dhe me vlera të njohura, Lelo Taraj për shumë vite!/Gazeta Panorama
© Panorama.al












