SHKODËR- Policia e Shkodres ka identifikuar tre autoret e vrasjes se 40 vjecarit Qarri ne Bushat dhe ka rrethuar zonen ku dyshohet se strehohen ata.
Sipas policise ne ndjekje jane 3 persona me te njejtin mbiemer sepse dyshohet se janë autorët e krimit.
‘Me të marrë këtë informacion, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër dhe grupi hetimor, ku si rezultat i veprimeve të para hetimore, u bë e mundur identifimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të krimit, shtetasve N.Q., A.Q. dhe G.Q. (gjeneralitet e të cilëve për arsye hetimi nuk jepen të plota)’.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur një L. Qarri, rreth 40 vjecar, i cili është gjetur në afresi te komunes. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 10.20. “Ne kete koheu mor informacion se në qëndër të Komunës Bushat, të rrethit Shkodër, pikërisht në parkingun pranë godinës së Komunës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Lulash (Niko) Qarri, vjeç 40, banues në fshatin « Mali i Jushit », komuna Bushat, i dënuar më parë, nw vitin 2001, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me 13 vjet heqje lirie, për veprën penale « Vrasje me dashje »- thane burime te policise.
© Panorama.al











