Viktima i denoncoi se e dhunuan me të birin pas daljes nga Policia.
Autorët e vrasjes së Frederik Markut ishin në kërkim kur kanë kryer atentatin ndaj 46-vjeçarit dhe të birit. Ngjarja e Shkodrës merr përmasa të tjera pas zbulimeve të fakteve mbi konfliktin që solli një të vdekur dhe një të plagosur rëndë në ambientet e spitalit. Nga burime të Policisë mësohet se babë e bir kanë përfunduar dy herë në Komisariatin e Shkodrës, një herë si dhunues për sherrin në Theth me 4 të rinj dhe herën e dytë për të denoncuar rrahjen nga grupi i autorëve të dyshuar. Ato tregojnë zanafillën e konfliktit të përgjakshëm, lindur të mërkurën në zonën e thellë turistike mes të birit të viktimës, Jurgen Marku dhe të rinjve me banim në Shkodër, që po kalonin një ditë pushimi në Theth. Pas grindjes, të dyja palët janë shoqëruar që mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Policisë së Shkodrës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











