HEC-i i Ashtës, Berisha: Kryevepër energjitike

Sep 18, 2012 | 11:23
Gjate punimeve per HEC-in

SHKODER- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka vleresuar HEC-in e Ashtes si nje nga kryeveprat energjetike ne 30 vitet e fundit.

Gjate fjales se tij ne ceremonine e perurimit te hidrocentralit te Ashtes, Berishaka thene se për Shqipërinë kjo është një ditë e veçantë.

“Ne inaugurojmë një kryevepër të vërtetë të energjetikës në Shqipëri, Europë e më gjerë. Ky është hidrocentrali më i madh me energjinë e turbinave Matriks. Hidrocentrali Ashta përbën njëkohësisht një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky hidrocentral ka respektuar standardet më të larta të mbrojtjes së mjedisit”, tha Berisha.

Sipas tij, Ashta përbën një nga projektet më ambiciozë të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të vogël energjetike në rajon.

“Ashta është starti i parë për kompanitë austriake, ato janë të interesuara për investime të mëdha. Jam i vetëdijshëm për pengesat që kanë kapërcyer, por dua ti garantoj se do bëj gjithçka për të lehtësuar klimën e biznesit, për ta bërë vendin më miqësor ndaj investimeve të huaja. Kjo krizë e thellë që ka pllakosur ka vetëm një zgjidhje dhe kjo qëndron tek mbështetja e biznesit”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura